• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Esenca e dialogut me Serbinë duhet të jetë se a po e synojnë serbët Asociacionin si një mjet për arritjen e një qëllimi tjetër, thotë Hasani

06/02/2023 21:02
nga:Astrit Gashi

Duke folur për modelin kroat të Asociacionit, të propozuar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Enver Hasani në Blicinterview me Astrit Gashin, tha se modeli kroat ngërthen në vetë shumë më pak të drejta, se sa që gëzojnë serbët në Kosovë në bazë të Kushtetutës dhe planin e Ahtisarit.

“Faktikisht me planin e Ahtisarit, që është kthyer në norma kushtetuese dhe ligjore në Kosovë, ata përveç aspekteve koordinuese ose autorizimeve koordinuese kanë autorizime edhe nga e drejta shtetërore që i synojnë dhe kërkojnë dhe ajo është esenca e problemit të Bashkësisë së Komunave Serbe”, tha Hasani.

Sipas tij, sot esenca e dialogut me Serbinë duhet të jetë se a kanë serbët Asociacionin si një mjet për arritjen e një qëllimi tjetër, e që sipas tij e kanë, e që është rikthimi gradual i kompetencave të shtetit serb në Kosovë apo janë realisht të shqetësuar për të drejtat e tyre si shtetas të Republikës së Kosovës.

“As atëherë kur është folur për ndarje, e as sot nuk është qëllimi final i Serbisë kapja e vetëm një cope të veriut. As atëherë kur është mëndu për ndarje, as atëherë nuk ka qenë qëllimi përfundimtar, e as nuk është sot me formimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe. Kjo duhet të sqarohet me ndërkombëtaret, me ata që ndërmjetësues dhe miq tonë, të cilëve duhet të ju thuhet, shikoni, këta nuk ë kanë ndër mend me u ndalë me këtë, nevojitet një dokument ndërkombëtar, me të cilin palët pajtohet që kjo është kjo dhe përtej kësaj nuk ka formacione tjera politike që mund të kërkojnë serbët në të ardhmen, sepse po ta shikosh draftin e statutit të Beogradit, do të shohësh se ai Kuvend është Kushtetues dhe quhet si Kuvend Kushtetues, që ndryshohet me referendum. Ose plotë dispozita tjera që janë dispozita që pak a shumë janë dispozita të njëjta me Kushtetutën e Republika Srpskas”, tha Hasani.

Duke folur për kohën sa ishte kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe duke komentuar vendimet e Gjykatës,të cilat rezultuan me dorëheqjen e dy Presidenteve, Behxhet Pacolli dhe Fatmir Sejdiu, Hasani tha se mandati kushtetues mund të ndërpritet prej Gjykatës Kushtetuese, gjë që sipas tij është e natyrshme, pasi që është autorizim i saj.

“Ata që nuk ju bind duhet ti pyesni ata. Njeriu kur është epror e atij institucioni me kaq përgjegjëesi duhet të ushtroi me përgjegjësi autorizimet që ti njeh Kushtetuta dhe nuk duhet të shikosh fort as pasojat politike që mund të prodhohen nga vendimmarrja, e aq më pak të shikosh a të hidhërohet dikush ose jo, sepse përndryshe nuk mund të kesh një institucion të besueshëm dhe serioz. Koha ka dëshmuar që ata që kanë ngritur pa përjashtim akuza kundër meje nuk kanë pasur të drejtë, nuk ka qenë as qëllimet, e as motivet e mia, e as të kolegëve të mi gjatë kohës sa kam qenë në Gjykatë Kushtetuese”, tha Hasani.

Në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2014, e cila e pamundësoi krijimin e koalicionit qeverisës, VLAN dhe ndikimit politik të këtij vendimi, Hasani tha se vendimet e Gjykatës Kushtetuese domosdo që prodhojnë efekte politike dhe afektojnë politikën.

“Dje ju ka ra mirë, sot ju bjen keq, në të ardhmen anasjelltas, prandaj është Gjykata Kushtetuese, këtë rol e ka. Ata që në 2014 kanë qenë të pakënaqur me këto vendime erdhën në pushtet dy-tri herë, deri dje që kanë sharë, pas dy vite-tri kanë folur fjalët më të mira privatisht dhe publikisht. Nuk kam qenë unë që kam vendosur aty, kemi qenë trupa e gjyqtarëve që kemi pasur një harmoni dhe dinamikë të jashtëzakonshme. Institucionet duhet të marrin shembull se si ka funksionuar ajo dinamikë”, tha Hasani.