• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Do të bëhemi ‘hor’ në Evropë” – Kusari zbulon skenarin e Vetëvendosjes për kapjen e RTK-së: Janë të mbushur me sherr

04/19/2024 22:21
nga:G C

Luftëtarja për mbrojtjen e medias, Flutura Kusari në Blic Intervieë thotë se me bordin e ri të RTK-së, i përzgjedhur para tri vitesh, është ndalë korrupsioni.

Por, sipas saj zhvillimi i RTK-së nuk është duke ndodhur dhe për këtë fajëson Qeverinë e Albin Kurtit.

“U zgjedh bordi i ri para tri vjete, me pasë hi në RTK para këtyre vjete ka qenë një greminë me shumë probleme, shumë njerëz kanë hezituar, kështu që, ata njerëz që e kanë marrë guximin janë që meritojnë falënderim publik. Përzgjedhja e parë, e kanë ndalë korrupsionin, sepse filtri i kontrollimit financiar është qaq i madhë, s’ki shanca me vjedhë si përpara”, tha Kusari.

Sipas Kusarit, në fillimet e saj Qeveria aktuale nuk dinte sherr, por siç thotë ajo, tash është situata ndryshe, ku po tentohet largimi i menaxhmentit aktual.

“Zhvillimi i RTK-së është dashtë me ndodhë, por nuk është duke ndodhur, sepse në fillim kur u emërua bordi i ri i RTK-së, Qeveria ka qenë pa sherr, në ndërkohë mësuan sherr dhe tash janë duke u munduar të ndikojnë tek bordi që ta heqin menaxhmentin aktual. Ata po dojnë që të marrin njerëz që i kontrollojnë, ashtu siç e kanë drejtorin e televizionit dhe këtë e kushtëzojnë me çështjen e buxhetit”, tha Kusari.

“Gazetarëve iu mungojnë kushtet bazike në RTK. Për mua, momenti kyç me RTK-në do të jetë këtë javë ose javën e ardhshme, kur bordi vendos a do t’ia aprovojë raportin vjetor drejtorit gjeneral, nëse nuk ia aprovon, kjo është bazë që me shkarku. Prej informatave që unë i kam, disa prej anëtarëve i janë nënshtruar presionit politik, ne do ta shohim me vota”, shton Kusari.

Në Blic Interview me Astrit Gashin, Kusari ka zbuluar edhe skenarin e VV’së për kapjen e RTK-së, madje bën thirrje të mos nënshtrohet askush, pasi siç e cek duke ironizuar, do të bëhet Radio Televizioni i Vetëvendosjes.

“Skenari i VV’së është ky: Mos ia aprovoni raportin vjetor, po e shkarkojmë menaxhmentin, ju japim më shumë para dhe po e rregullojmë punën e pronës. Unë mendoj se nuk duhet të nënshtrohet askush, madje edhe nëse punon me më pak financa është më mirë se sa të bëhet Radio Televizini i Vetëvendosjes. Kjo do të dihet, ata njerëz që janë kundër raportit, po çojnë ujë në mulli të partisë në pushtet”, tha Kusari.

“Nëse VV’ja e merr hapin radikat që ta shkarkojë menaxhmentin, ne do të bëhemi hor në Evropë”, shton Kusari.