• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kusari: Shumica e gazetarëve kanë ankesa se qeveria është jashtëzakonisht jotransparente!

04/19/2024 21:49
nga:Y I

Juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari, ishte e ftuara e radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.

Kusari foli në lidhje me atë se sa ka bërë qeveria në aspektin e transparencës dhe lirisë së medias.

Ajo theksoi se gjatë këtyre 3-viteve të qeverisjes së tyre nuk është parë transparencë radikale siç kishin deklaruar.

“Vetëvendosje i’u ka referu, asaj çfarë unë e kujtoj si transparencë radikale. Patën deklaru se na do të vijmë dhe do të bëjmë transparencë radikale. Ne nuk kemi parë transparencë radikale. Unë për shkak të punës time, jam në kontakt gati me shumicën e mediave edhe gazetarët që janë më pak kritik ndaj qeverisë, të gjithë pajtohen, se qeveria është jashtëzakonisht jotransparente. Ne dy vjet më herët e patëm një delegacion të Këshillit të Evropës, erdhën ata me ba një vlerësim të lirisë së medias, ne e patëm komplet sallën me gazetarë të shumicës së mediave, secili që e ka marrë fjalën në atë takim, ka thënë se qeveria është jotransparente dhe kjo jotransparencë reflektohet në forma të ndryshme. 1-Mosqasja në dokumente publike, ishte dashur kur ishin tensionet me u informu në konferenca të rregullta ku gazetarët e kanë mundësinë me ba pyetje, na shpesh për fat të keq jemi informu prej BBC apo CNN. Eshtë mirë që po flasin me media ndërkombëtare se janë elokuent, janë të zgjuar, kanë nivel të intelektit e dinë anglishten dhe kjo është mirë për vendin tonë por në asnjë mënyrë kjo nuk duhet të përdoret si arsye me minu obligimin që e kanë ndaj qytetarëve të Kosovës dhe mendoj se atë obligim nuk e kanë realizu si duhet”

Kusari tha se ‘shumica e gazetarëve kanë ankesa se qasja ndaj tyre është jorespektuese’.

“Shumica e gazetarëve po thojnë se është qasje armiqësore, jo respektuese në atë kuptimin “kush je ti me të dhënë unë informata”. Gazetarët theksonin se në dialog, kur kanë shku gazetarët në Bruksel, tregonin se si i pyesnin “a mundeni vetëm me na tregu se në cilën hyrje ka me hy kryeministri’ sepse kemi nevojë me marrë pamje, dhe as atë informatë se kanë marrë. E di që tek ‘Marrëveshja e Ohrit’ ka ndryshu pak puna e transparencës por ka qenë shumë e kufizuar, kështu që edhe në transparencë nuk është se kanë diçka shumë me të cilin mund të ishin krenar gjatë këtyre 3 viteve” deklaroi Kusari në Blic Interview raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/