“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në Kanal10 një emision lidhur me skemat pensionale në Kosovë.
Ekipi i Expose jo zyrtarisht merr vesh se Agjencioni i Statistikave të Kosovës është duke grumbulluar informacione mbi personat që marrin pensionin bazë të moshës, ku dyshohet se një numer i konsiderueshëm i tyre në mënyrë të organizuar hynë në territorin e Kosovës vetëm njëherë në 6 muaj, për të vërtetuar se janë gjallë në zyrat e Departamentit të Pensioneve në komunat prej nga vinë dhe me ç’rast marrin paratë e mbledhura për atë përiudhë kohore.
Një aktivitet i tillë është rregulluar me një udhëzim administrative të Ministrisë së Financave i cili obligon pensionistët që çdo 6 muaj të lajmërohen fizikisht në Departamentet e Pensionistëve për ta vërtetuar se janë gjallë.
Por kjo duket se do t’u shkonte përshtati atyre që besohet se marrin beneficione të dyfishta. Megjithatë një hetim i gjerë do të nxerrte në dritë çdo gjë.
Ekipi i Expose ka siguruar të dhënat mbi numrin e personave që marrin pensionin bazik të moshës, ku totali i tyre arrin në rreth 150 mijë.
Komuna me numrin më të madh të pensionistëve është Prishtina, me mbi 15 persona, duke u pasuar nga Prizreni me mbi 13 mijë persona.
Megjithatë në Agjencinë e Statistikave të Kosovës mungojnë të dhëna për mbi numrin e personave që marrin pensionin bazë të moshës i cili është në vlerë të 100 euro, në komunat e banuara me shumicë serbe, si Mitrovica e Veriut, Graçanica, Ranilluga, Parteshi dhe Kllokoti.
Të evidentuara nuk janë as komunat si Juniku e Mamusha, ku me identifikimin e tyre, besohet se numri total i përfituesve të pensionit bazë të moshës do të tejkalonte 150 mijëshin.
Nga këto të dhëna mbi 53 mijë janë burra, derisa mbi 95 mijë janë gra, përfshirë edhe ata të nacionaliteteve tjera, ku në mesin e tyre janë mbi 12 mijë burra dhe mbi 14 gra.
Nëse shikohet me përqindje, 82% e përfituesve të pensionit bazë të moshës janë shqiptarë, kurse 12% i takojnë komuniteteve pakicë.
Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë: