• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

‘Nga tavani pikonte gjak’, ‘Kam ndjerë një aromë që edhe sot e ndjej’- Skena e tmerrshme që sheh Fadil Muqolli në podrum pas masakrës!

04/14/2024 21:46
nga:Y I

Ish-ushtari i UÇK-së, Fadil Muqolli, i cili humbi të gjithë familjen në ‘Masakrën e Poklekut’ në një rrëfim ekskluziv për dokumentarin “Expose” tregon dhomën ku ka ndodhur masakra në të cilën vdiqën 53 persona.

Ai tregon se nuk mundi t’i marrë kufomat pasi ishin djegur dhe se kishte gjetur vetëm eshtrat e tyre në një qoshe të dhomës.

Muqolli thotë se së bashku me disa ushtarë të UÇK-së i kanë marrë eshtrat dhe qu në mal deri pas përfundimit të luftës.

“Po kjo është dhoma ku ka ndodh masakra. E thashë edhe më herët se i kanë hedh dy bomba dore brenda në dhomë, janë shenjat. Kur kemi ardhë ne me i marrë eshtrat, e kemi mbyll dritaren me qebe, e kemi ndez dritën me bateri të kerrit. Eshtrat kishin qenë të mbledhura në qoshin aty dhe kanë qenë gati për me i marr. I kemi marr eshtrat i kemi nxjerr nga këtu dhe i kemi qu në një mal, e kemi maru një bunker, dhe kanë qëndru aty deri pas përfundimit të luftës”

Ai rrëfen se si i gjetën trupat e babait të tij dhe Ymer Elshanit të djegur dhe hedhur në bunar.

“Kur i kemi marrë eshtrat e kemi kërku babën edhe Ymerin ku i kanë ekzekutu dhe nuk i kemi gjet. Ata i kishin djegë, i’u kishin lidh hekra në trup edhe i kishin gjujt në bunar. Dy ditë i kemi kërku dhe s’kemi mujt me i gjet. Një ushtar më pas ka pa në bunar edhe ka pa shkumë të bardhë dhe ai ka thënë këtu janë. Kemi marr litar, e kemi lidh një ushtar dhe u lëshu…. Ai më së pari e ka lidh babën. Babën e kam njoft sepse ka qenë vetëm njëherë i djegun pasi ai ka hy sërish e ka nxjerr edhe Ymerin dhe i kemi varros atë natë në mal.

Por momenti më i tmerrshëm për Fadil Muqollin ishte kur hyri në bodrumin e shtëpisë.

Ai tregon se ishte një skenë e tmerrshme dhe se “nga tavani pikonte gjak”

“Kam ardhë prap me ushtarë këtu edhe kam hy në podrum, ka qenë një skenë e tmerrshme. Kur e kam hap derën kam shkel diçka si në ujë por kur e kam ndez shkrepsen e kam pa se toka ka qenë e tëra me gjak. Kishte qenë duke ec gjaku, nga tavani pikonte gjak, ka qenë diçka që mua asnjëherë nuk më hiqet nga mendja. Kur kam hy këtu me ushtarë, kam ndjerë një aromë që edhe sot e ndjej, atë aromë që i kam mbledh eshtrat e familjes edhe të gjithë atyre. Për ne si familjarë është shumë problem edhe me thënë atë çfarë e ndjejmë sidomos për mua që kam qenë ushtarë. 25 vite me prit ky vend për drejtësi kur është bërë një tmerr,si njerëzit është shumë vështirë me i bindë se çfarë ka ndodh këtu sepse është e paimagjinueshme që mundet me e ba një qënie njerëzor normale këtë akt. Mirëpo prej tyre ne kemi prit gjithçka sepse kemi pa si në Kroaci si në Bosnje çfarë kanë bërë dhe çfarë kanë vepru. Na psiqikisht kemi qenë të përgatitur sidomos ushtarët që e kanë kry shërbimin ushtarak në ish-Jugosllavi e kanë dit me kë kanë të bëjnë.

“Këtë shtëpi e kam rujt që 25 vite, e kam mirmbajt mos me humb gjurmët. Kurrë në jetë nuk më ka shku mendja se do të bëhet “Muze” , këtë e kam patur muze për shpirtin tim” tha Muqolli në rrëfimin e tij për dokumentarin Expose raporton Gazeta Blic.

04/28/2024 22:21

Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën