• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Për herë të parë e thotë Fadil Ismajli: Gazpërçuesi nuk është interes strategjik i Amerikës – Kosova s’refuzoi projektin, por krejt diçka tjetër

12/17/2021 21:13
nga:M K

Për herë të parë eksperti i fushës së energjetikës e ka shpjeguar në Blic Interview me Astrit Gashin projektin e gazit amerikanë që Kosova e refuzoi.

Sipas tij kljo nuk do të ndikoj aspak në raportet Kosoav SHBA meqë ismajli thotë se ky prjekt nuk ëhstë interes strategjik i SHBA-ve.

“Unë me sa di nuk kemi refuzuan diçka, sa për sqarim MCM ka ndarë 180 milionë ose 200 milionë dollarë, kështu diçka ose ka shpreh gatishmëri për të fianancuar në rrjetin secondar të gazit në Kosovë, që i bie rrejt secondar nëpër, shtëpi,fabrika ose edhe në ndonjë termocentral. Kam qenë pjesë e një grupi teknik në qeverinë e kaluar, ku jemi pajtuar të gjithë që nuk do të ishte keq që nesë vjen gazi në Kosovë, ta mendojmë një termocentral deri në 200 megavatë që do të shërbente kryesisht për rregullim sepse ne e kemi gjithmonë problem çështjen rregullimit ose mbajten e diagramit të ngarkesës ditore, mirëpo gaz sjelli që do të vinte në Kosovë në rend të parë do të duhej të vendosej se ku është arsyeshmëria ekonomike, por edhe siguria më e madhe që të kyçemi.

Qeveria Kurti une nuk e kam kuptuar që nuk ka studime definitive, studime mbi të cilat mund të bazohesh se ku mund të kyçet Kosova në cilën pikë a nga Maqedonia apo nga Shqipëria në gaz sjellin që quhet Drejtimi i Jugut i cili gaz vjen nga Azberbejxhani kalon nëpër Armeni e sfrytëzohen gypat nëpër Turqi futet në Greqi vazhdon Shiqipëri dhe Itali.

Për projektin e gazit që po flasim për Maqedoninë, ajo as vet nuk e ka ndërtuar projektin për kyçje dhe nuk e ka të përfundaur marrëveshjen me Greqinë. Dhe paramendojeni një problem ndërmjet këtyre dy vendeve do të sillte telashe të mëdha për Kosovën në rast se do të kyçeshim përmes Maqedonisë dhe kjo do të ndikonte në furnizimin e Kosovës me gaz. 200 milionëshi amerikanë nuk ka qenë i paraparë për këtë gaz përçues, ka qenë i paraprë se kur të vjen gazi këtu, kjo shumë të shfrytëzohet për rrjetin secondar. Sinqerisht nuk mendoj kështu… nuk mendoj që kjo mund të ndikoj në çfardo raporti me SHBA. E dyta Kosova është dhe do të jetë konsumues jo shumë i madh i gazit dhe e treta s`ka të bëjë as me qeveri amerikane e as me interesa amerikanë.”, thotë ai.