• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kreu i Komisionit për Ekonomi, Shala konfirmon krizën: Shumë kompani prodhuese po mbyllen, duhet reagim nga Qeveria!

10/23/2021 18:48
nga:M K

Kreu i komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ka paralajmëruar organet kompetente lidhur me vazhdueshmërinë e krizës dhe mbylljen edhe më të madhe potenciale të bizneseve prodhuese.

Në dokumentarin “Expose“, prodhim i portalit GazetaBlic, Shala tha se shembull konkret është Feronikeli, që për shkak të rritjes së çmimeve, e ka të pamundur prodhimin.

“Ne në kuadër të parlamentit, por edhe në kuadër të Komisionit kemi ngritur shqetësimet tona. Jemi në pritje të raportimit të ministrave të linjes të cilët për shkak të zgjedhjeve i kanë ikur zhvillimeve ekonomike. Ne kemi mbështetur të gjitha pakot ekonomike, por që institucionet e linjës janë jashtë asaj të dëshirueshme.

Ne kemi disa raste ku shumë kompani tani kanë filluar të mbyllin prodhimin që ka ndikim direkt te punëtorët. E kemi rastin e Feronikelit që për shkak të ngritjes së çmimeve nuk mund ta përballojnë cështjen e prodhimit vendor dhe në këtë situtë nu kemi asnjë veprim konkret nga Qeveria e Kosovës, pra që të kemi një analizë se sa dhe si mund të dalim nga kjo situatë. Kemi një politizim të skajshëm për çdo iniciativë sociale që ngritet nga opozita”, përfundoi Shala për “Expose“.

/GazetaBlic/