• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Kockat e 23 fëmijëve të vrarë janë sa një paketë cigareje”- Muqolli tregon momentin kur mori vesh që i kishin vrarë krejt familjen!

04/14/2024 21:15
nga:Y I

Ish-ushtari i UÇK-së, Fadil Muqolli, i cili humbi 14 anëtarë të familjes në masakrën e Poklekut në një rrëfim për dokumentarin “Expose” tregon momentin se si e mori vesh lajmin për atë çfarë i kishte ndodhur familjes.

Muqollli thotë se në fillim nuk mundi ta besonte  për masakrën që ishte kryer mbi familjen e tij.

“Unë e kam kuptu lajmin prej Lumnije Muqollit se ajo është dëshmitare e kësaj masakre.E kam taku e kam pyet, se dëgjova fjalë mirëpo të sigurta jo. E kam pyet se çfarë ka ndodh dhe më ka tregu. Mirëpo vëllai atë natë që ka andodh masakra, se edhe ai ka qenë ushtarë, e ka taku një dëshmitare tjetër, Elheme Muqollin. Ai ka ardhë ka hy brenda në mbëmje me 3 ushtarë edhe me axhën edhe e ka pa çfarë ka ndodh dhe u kthy edhe më ka tregu se të them të drejtën as Lumes (dëshmitare e masakrës) nuk i besojsha, se ishte diçka e pabesueshme me ndodh krejt kjo. Ka ardhë vëllai më ka tregu më ka thënë, po kam hy brenda i kishin vra, i kishin kall. Është e vështirë me gjet fjalë me përshkru atë moment mirëpo edhe rrethanat ta imponojshin që s’kishe kohë me mendu për dhimbje. Gjithçka ishte në pyetje si me ardhë me hy dhe me i nxjerr. Njeriut po i’u impononte edhe dhimbjen mos me ndje kur ishte një qëllim akoma më madhor, të paktën t’i kem kufomat. Mirëpo as atë nuk munda me arrit, as kufomat nuk mujtëm me i nxjerr sepse kemi pas punë me një shtet kriminal, fashist që nuk i kursen as foshnjet dhe as fëmijën. Kjo nuk është masakër, këtu është një holokaust i vërtetë.”

Muqolli shprehet tejet i zhgënjyer me drejtësinë ndërkombëtare e veçanarisht me atë vendore.

“Ne jemi shumë të zhgënjyer edhe nga ndërkombëtarët dhe posaçërisht nga drejtësia vendore. Ndërkombëtarët sa here kanë ardhë dhe sa here vijnë thojnë drejtësi edhe sundim të ligjit. Çfarë duhet me u ba për ndërkombëtarët më shumë për me u’a vra ndërgjegjen edhe me pas drejtësi për 23 fëmijë që janë vra, janë djegë dhe është tentu edhe gjurmët të humben. Ky holokaust për çfarë nuk u delegu në Hagë nga ndërkombëtarët? Kjo na bën shumë të zhgënjyer, mos me i besu drejtësisë ndërkombëtare. Unë mendoj se kemi të drejtë sepse ky holokaust është fsheh nga ndërkombëtarët. Tani për tani drejtësia ndërkombëtare për mua është si drejtësia e Serbisë. Me vjen keq që e them, mirëpo veprimet në këtë rast janë të njëjta, ata i kanë vrarë këta i kanë fsheh. Për mua e kanë bërë një krim mirëpo ne jemi të pafuqishëm sepse këtu duhet një hetim për çfarë u fsheh nga ndërkombëtarët. Për drejtësinë vendore për mua është në “koma”. Mbi 6 vite ekziston Departmenti për krime lufte në Kosovë dhe asnjëherë asnjë njeri i drejtësisë nuk e din këtë vend dhe nuk e ka pa kurrë vendin e krimit. Nuk e kanë marrë mundin me ardhë së paku me e pa vendin e krimit. Ata mendojnë me punu me dosje të UNMIK-ut dhe EULEX-it, unë atyre dosjeve nuk i’u besoj dhe me ato dosje unë nuk pranoj me punu, se aty diçka ka ndodh që nuk ka shku në Hagë ky krim. Për të huajt i kuptoj se bëjnë pazare politike me drejtësinë por për një shqiptar që flet shqip, nuk e viziton një vend ku janë vra 23 fëmijë, janë djeg dhe kockat janë hiq më të mëdha se një paketë cigareje, nuk ja vret ndërgjegjen një prokurori, një hetuesi së paku me ardhë me vizitu edhe me i intervistu. Na shumë mire e dimë që institucionet tona të drejtësisë nuk kanë mundësi me i arrest kriminelët, mirëpo kanë mundësi me i dokumentu” tha Muqolli për dokumentarin “Expose” raporton ‘Gazeta Blic’.

04/28/2024 22:21

Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën