• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

‘E kam ruajtur për 25 vite’- Muqolli tregon për vizatimin e motrës dhe përshkrimin e veçantë që ka!

04/14/2024 22:21
nga:Y I

Fadil Muqolli i cili humbi të gjithë familjen në ‘Masakrën e Poklekut’ në një rrëfim për dokumentarin “Expose” tregon dhomën ku ruan disa nga librat e personave që humbën jetën në këtë masakër.

Ai së fundin na tregon se ka gjetur një vizatim të motrës së së tij që e i kishte ruajtur për 25 vite por që nuk e kishte pikasur.

Muqolli thotë se librat që i ka në shtëpi për të janë gjithçka.

“Këto janë librat e motrës së vogël Hafisë që ka qenë në klasën e tretë. Këto janë lojrat e djalit të axhës. Këto janë librat e Zarife Muqollit e cila ka qenë studente në Prishtinë, diku një javë përpara ka ardhë këtu edhe është vra. Këtë vizatimin e motrës që e kam rujt që 25 vite, e kam gjet duke pastru librat”

“Një vizatim që ajo çfarë na ka dëgju ne duke bisedu përpara se me fillu lufta, që po formohet ushtria. E kishin njëfarë frike fëmijët dhe kur e shihnin ne diçka të tillë ju thonim “që ne jemi shumë, kemi armë shumë, kemi mi vra krejt” dhe ajo e ka vizatu këtë që unë për here të pare e kam parë që dy javë” tregon Muqolli për dokumentarin Expose raporton Gazeta Blic.

04/28/2024 22:21

Haziri: Jemi rivali kryesor i VV’së, po luftojmë për vendin e parë – Dallimi i LDK-së me partinë e Albin Kurtit, si nata me ditën