• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Avokati Skender Musa tregon deri në sa vjet mund të dënohen vrasësit e grave të tyre

04/23/2024 09:08
nga:G B

Avokati Skender Musa ka treguar se deri në sa vjet burg mund të dënohen vrasësit e grave të tyre.

Ai ka theksuar se sipas Kodit Penal të dyshuarit për vrasje mund të dënohen nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.

“Janë raste të rënda padyshim, janë raste që kanë trondit shoqërinë kosovare. Në aspektin juridik kjo trajtohet njësoj si vrasjet tjera. Vrasja e parë kemi të bëjmë me një vrasje brenda institucionit, ku kanë pasur të takohen në qendrën për punë sociale, që padyshim është vrasje e rëndë dhe vrasja e dytë që ndodhi në Pejë është një vrasje e rëndë, për shkak se goditja është bërë në kokë ndaj anëtarit të familjes. Nuk mund të sqarohet vetëm në aspektin juridik apo në aspektin penal për shkak se kur ndodh rasti shkaktohet pasoja është që shqiptimi i sanksioneve në Kosovë shqiptohen jashtëzakonisht të lartë lidhur me këto vepra penale të vrasjeve, pa marrë parasysh  është vrasja e një femre a një mashkulli sanksionet penale janë të rënda prej 10 vite deri në dënim të përjetshëm. Mirëpo do të shikohet edhe në aspektin sociologjik edhe ekonomik, edhe në aspekte tjera si fenomen se pse po ndodhin këto cështje këto vrasje në Kosvoë, por edhe në aspektin e mentalitetit dhe helikteve primitive që fatkeqësisht i kemi trashëguar”, thotë ai.

Musa shpjegon se konceptin e martesës ligjërisht dhe keqkuptimin që e bëjnë shumë njerëz.

“Shqiptarët, sidomos shqiptarët e Kosovës duhet ta kuptojnë një element, se martesa nuk është as gjë më tepër në aspektin shkencor, juridik sesa një kontratë që lidhet mes dy personave për të krijuar familje edhe për të jetuar dhe përkrahur njëri-tjetrin. Në asnjë formë kjo kontratë nuk nënkupton që femra është send dhe që burri ka pushtet mbi të, madje që ka të drejtë deri në atë masë që ta rrahë, ta maltretojë, t’i shkaktojë dhunë fizike apo psikike dhe në asnjë formë nuk ka asnjë lloj autoriteti apo të drejte që ta privojë nga jeta”, deklaron avokati.

Avokati Skender Musa shton se rritja e dhunës në familje ka ndodhur sidomos pas Pandemisë.

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të hartojë strategji konkrete për parandalimin e këtyre vrasjeve makabre ndaj grave.

“Natyrisht, Qeveria duhet të hartojë ndonjë strategji, për vetëdijesimin e bashkëshortëve, për vetëdijesimin e qytetarëve të Kosovës, që mos të ndodhin vepra të tilla penale, mos të ndodhin vrasje të tillë, mos të ndodhë dhunë enorme sepse pas pandemisë është duke ndodhur një dhunë enorme mes bashkëshortëve dhe anëtarëve tjerë të familjes, sepse kjo është e patolerueshme dhe pasojat janë fatale. Tash shumica e bashkëshortëve dhe bashkëshorteve që po vriten kanë edhe fëmijë dhe ata po mbesin pa dy prindërit”, thekson ai.

Musa vlerëson se kur çiftet kanë probleme, është më mirë të ndahen se sa të vriten.

“Zakonisht në rastet e dhunës në familje ndodhin edhe shkurorëzimet, është shumë më mirë që për një çift bashkëshortor nuk kanë raporte të mira, kanë xhelozi mes veti, kanë mosmarrëveshje është më mirë që të ndahen sesa të vriten dhe në këtë drejtim duhet ta kemi të qartë sepse e kanë keqkuptuar nocionin që përmendet familja është e shenjët, e shenjtë në këtë botë është vetëm jeta dhe nuk mbesin fëmijët jetim nëse bashkëshortët ndahen sepse i kanë dy prindërit gjallë, ndërsa në rastet kur njëri prind vrahet atëherë mbesin pa dy prindërit sepse njëri përfundon në burg kurse prindi i vrarë nuk kthehet më”, potencon ai për Expose.

Avokati përmend dhe arsyet se pse ndodhin dhuna e vrasjet.

“Aspekti ekonomik, zakonisht po ndodhin rastet kur bashkëshortët janë të papunë po ndikon në xhelozi, aspekti i mentalitetit primitiv tek meshkujt që ende po e konsiderojnë gruan si diçka personale të tyren si send dhe jo si një njeri me te gjitha të drejtat e barabarta me meshkujt, aspekti sociologjik rrethi dhe ambienti ku janë rrit, me kënd shoqërohen përdorimi i substancave të ndryshme narkotike të alkoolit që kanë pasoja në aspektin psikik, si dhe aspekti shëndetësor që ne shqiptarët e Kosovës sidomos nuk shkojmë të vizitohemi te psikologu, psikiatri dhe te mjekët ku zakonisht qëndron ajo thënia “mirë jam, nuk kam kurrgjë”, dhe mentaliteti që nëse vizitohesh te psikologu ose te psikiatri domosdoshmërish duhet të jetë i marrë”, deklaron avokati Musa./Gazeta Blic/