• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Martin Hajdari: Në lokal, përgatisja nga 120 pula për ushtarët e UÇK në zonën operative të Llapit

01/01/2022 23:03
nga:Gazeta Blic

Në një nga rrëfimet e tij por shumë interesant, Martin Hajdari e ka ndarë për Gazeta Blic, duke rikthyer kujtimet 20 vjet më pas.

Ai ka treguar se si ai bashkë me dy shokë të tjerë në vitet 1997 – 1998 në lokalin tij po përgatiste edhe ushqim për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në zonën operative të LLapit.

Krejt kjo sipas tij është bërë në mënyrë jashtëzakonisht të fshehur për shkak të kontrolleve dhe dënimeve që kishte nga policia serbe atë kohë.

“Në vitet e 90 e kam pas një aparat që përgatisja pula për Majac për zonën operative të UÇK=së në Llap. Mua ma dashke t’i pjek 120 copë pula çdo ditë dhe në mbrëmje vinin i merrnin dhe i çonin në zonë … ka qenë problem se kjo zonë ka qenë e banuar me oficerë e policë serb që banonin në këtë lagje. Dinin kapak diçka që po punonim, por nuk dyshonin shumë meqë isha punëtorë i vjetër i hotelerisë. Erdhën policia më veten për pulat, ju thash që i kam për lokal dhe pas do kohe njëri nga policët tha “mos e ngucni”… fati jem që ata kurrë nuk i kanë zënë gjatë rrugës pulat që i dërgonim….” thotë ai.