• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Maliqi për sulmin në Banjskë: Është paralajmëruar tre muaj më herët në parlamentin anglez

12/23/2023 12:25
nga:N K

Publicisti, Shkëlzen Maliqi në Blic Interview me Astrit Gashin, ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë ka qenë i paralajmëruar tre më herët.

“Nuk e di se çfarë qëndron pas saj, ka spekulime, por mendoj se është një sinjal. Ajo ka qenë naive dhe dobët e organizuar, sa që po duket njëfarë inskenimi, plus ishte paralajmëruar tre muaj më parë diçka në Parlamentin e Anglisë. Deputetja thoshte se manastiret janë plotë me armë, këto janë gjëra që disa po mendojnë teori konspirative, mendojnë se Radoiçiq është paguar 20 milion dollarë, për ta bëtë këtë”, ka thënë Maliqi.

Maliqi ka potencuar se duhet të ketë një raport për sulmin e 24 shtatorit, dhe se sipas tij këto hetime janë vonuar për shkak të zgjedhjeve në Serbi.

“Hetime nuk ka ende, besoj për shkak të zgjedhjeve në Serbi për të mos e penguar procesin. Edhe amerikanët po insistojnë se duhet të dalë një raport, besoj se ai raport do të jetë si presion për Vuçiqin dhe marrëveshja e Ohrit dhe implementimi i saj, ku janë pajtuar të dy negociatorët, edhe Vuçiq edhe Kurti, se kjo nismë duhet tashmë me u realizu, se nuk po ka nevojë as me shku në Kuvendin e Serbisë për me legjitimu atë marrëveshjen, por thjesht meqë nuk është marrëveshje përfundimtare nuk kërkohet njohja de juro e Serbisë”, ka thënë ai.

Publicisti tutje ka thënë se mbetet të shihet se a do të jetë asociacioni me kompetenca ekzekutive apo jo.

“Edhe Kosova do të duhej të ndryshonte kushtetutën nëse kjo temë që tek ne është më aktuale, Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe, çfarë statuti do të ketë, a do të ketë elemente autonomie, apo do të jetë vetëm asociacion pa kompetenca ekzekutive. Kjo duhet të shihet, por nëse është si autonomi atëherë duhet edhe kushtetuta me u adaptu. Mirëpo, ideja e këtyre diplomatëve po i bëjnë këto negociatat, kryesisht ambasadori Hill që është në Beograd por edhe këta të tjerët, po mendojnë se duhet me e tejkalu këtë pikë, që jo vetëm tash këto vitet e fundit por edhe 2015, 2016 e ka bllokuar dialogun, sepse pa një zgjidhje të statusit, pa zyrtarizim të shtetësisë së Kosovës dhe jo formalisht nuk po arrihet të implementohen marrëveshjet”, ka thënë ai.