• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Miftaraj: Në asnjë qeveri në 3-4 vitet e para nuk është se ka korrupsion megaloman

07/05/2024 21:37
nga:Sh R

Drejtori i Institutit për Drejtësi në Kosovë Ehat Mifaraj, është i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.

Ai ka folur për sfidat në drejtësi, në zbatim të ligjit dhe për luftën e korrupsionit.

Miftaraj thotë se sektori i shoqërisë civile në Kosovë ndaj pushtetve të kaluara kanë pasur një rol shumë kritik, ku ka pasur edhe protesta për mënyrën se si është udhëhequr vendi.

Ai shton se me ardhjen në pushtet të LVV, shumë akterë të shoqërisë civile i shohim që janë në kabinetin e kryeministrit dhe ministrave të ndryshëm, ku thekson se për herë të parë në Kosovë po ndodh një paradoks i cili fatkeqësisht pranohet si i mirëqenë.

“Unë jam pjesë e shoqërisë civile që nga viti 2015, unë them që vitet 15 deri në vitet 2019-2020, sektori I shoqërisë civile në Kosovë, kanë pas një rol shumë më kritik ndaj pushteteve të kaluara, kapasur kritika, ka pasur edhe protesta për mënyrën se si është udhëhequr vendi.Me ardhjen në pushtet të LVV, mund të themi që ka luajtur një lojë përmes së cilës ka marrë shumë akter të shoqërisë civile ku shumë prej tyre sot i shohim që janë ambasador, janë në kabinetin e kryeministrit janë në kabinetin e ministrive të ndryshme, për herë të parë mund të them se ka ndodhur në Kosovë mund të them një paradoks, ku fatkeqësisht pranohet si i mirëqenë që një anëtarë i shoqërisë civile të jetë edhe anëtar i bordit të Bankës Qendrore që e kemi këtu, dhe në anën tjetër të paguhet edhe nga vet organizata joqeveritare apo të kemi edhe anëtarë të shoqërisë civile që janë kryesues të bordeve”, tha ai.

Tutje ai thekson se është jo etike që një antarë i shoqërisë civile në mëngjes të punoj në një organizatë joqeveritare dhe gjatë ditës të ushtroj funksione publike.

“Nuk e kap as logjika sepse ka konflikt interesi, është joetike që një anëtar i shoqërisë civile në mëngjes të punon në një organizatë joqeveritare, gjatë ditës të ushtroj funksione publike. Kjo do të thotë është ajo që ka ndodhur si një fenomen në qeverinë Kurti 2, është fakti se është ndërtuar një narrativë se kjo parti politike është e pakorruptuar, dhe se publiku, shoqëria civile, mediat do tia falin besimin, që do të thotë edhe nëse ndonjëherë gabojnë do të thotë thjesht i lejohet kësaj legjislature, këtij egzekutivi, që për demokracinë për mënyrën se si operohet në skenën publike në një shtet demokratik, kjo nuk do të duhej të ishte standart”, shtoi Miftaraj.

Miftaraj vlerëson se në asnjë qeveri në 3-4 vitet e para nuk del që ka korrupsion megaloman, pasi që edhe keqpërdorimet që i bëjnë nuk është se zbulohen aty për aty.

“Duke qenë pjesë e sistemit të drejtësisë prej vitit 2004 mund të them që nëse marrim për bazë edhe partitë poltike prej kohës kur kemi shpall pavarsivë, kur kemi marrë kompetencat nga UNMIK në mënyrë të plotë, asnjë qeveri në 3-4 vitete e para nuk del që ka korrupsion megaloman. Sepse 3-4 vitet e para qeveritë, edhe keqpërdorimet që i bëjnë nuk është që zbulohen aty për aty. Gjithmonë po flas në kontekst të Kosovës që nuk kemi një sistem të hetuesisë profesional të pavarur, një prokurori të pavarur ose që ka vullnet dhe guxim  me jetu korrupsionin në kohën kur partitë dhe ministrat dhe deputetë janë në pushtet”, përfundoi ai.