• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Maloku: Bashkimi Evropian ‘luan’ me dyftyrësi, prej vitesh nuk ka qenë korrekt me Kosovën

06/23/2024 22:08
nga:G C

Ndonëse thotë se këto masa ishin të padrejta, politologu Albinot Maloku thekson se, Kosovës i kanë kushtuar edhe në aspektin e imazhit.

Madje sipas tij, Kosova nuk mori asnjë hap në lidhje me këto sanksione.

“Faktikisht masat si të tilla në raport me Kosovën nuk ishin me vend pavarësisht se edhe Republika e Kosovës, qeveria e saj , pati problemet e veta dhe veprimet i bën të atilla seç priteshin, kishte një paralajmërim për masat. Këto masa i kanë kushtuar Kosovës në shumë aspekte, jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe në aspektin e imazhit. Këtë periudhë qeveria e Kosovës që ishte përgjegjëse në kuptimin si pasojë, nuk është se ndërmori hapa të rekomandueshëm sidomos nga aleatët dhe kjo i kushtoi Kosovës. Në anën tjetër pjesa më e keqe është që po bëhet prap spekulim nga qeveria e Kosovës për probabilitetin e mundësisë së heqjes së masave gjë e cila nuk le përshtypjen sidomos në këto rrethana të institucioneve të Bashkimit Evropian që përbrenda janë problemet. Tani kur do të mund të hiqen masat prap nuk do të duhej në asnjë mënyrë të spekulohej siç e mori mesazhin thelbësor zv/kryeministri i Kosovës”, tha Maloku.

Maloku thekson tutje se, Qeveria e Kosovës qysh nga ardhja në pushtet ka funksionuar vetëm duke e menduar fuqinë e votave që e kanë pasur.

Sipas tij, kjo ia ka humb edhe racionalitetin me ndërkombëtaret, por edhe me qytetarët e Kosovës, teksa ka shtuar se, fajtor për këtë gjendje të Kosovës, është edhe dyftyrësia e Bashkimit Evropian.

“Qeveria prej ardhjes ka funksionuar nën ‘yrishin’ e fuqisë së votave dhe kjo ja ka humb racionalitetin jo vetëm në raport me ndërkombëtarët por edhe në raport me nevojat e qytetarëve të vendit që ka shku në shpërputhje me nevojën, premtimet që janë dhënë dhe në shpërputhje me atë çfarë ishte prit nga kjo qeveri. Nga faktori ndërkombëtar se raporti i Kosovës me miqtë, vendet specifike që kemi pas traditën e ruajtjes së këtyre raporteve nuk kanë qenë të mira. Janë shumë faktorë që po e tregojnë këtë jo vetëm nga ne që po e ekspozojmë por edhe faktet po thonë këtë që nuk janë të mira. Këtu fajtorë gjithsesi është qeveria e Kosovës që nuk ka patur urtësinë ta kuptojë peshën e vet, interesin e Republikës së Kosovës në raport me ruajtjen e këtyre raporteve pastaj edhe të dyftyrësisë posaçërisht të Bashkimit Evropian në raport me Kosovën që të jemi të sinçertë nuk ka qenë korrekte prej vitesh, dekadash me Kosovën në përputhje të kërkesave, mundësitë dhe kapacitetin që ka pas Kosova të ecë në drejtim të kërkesave të faktorit ndërkombëtar. Ka një bashkëdyzim fajësie dhe kjo është e dëmshme për qytetarin e Kosovës dhe shtetin si pasojë e mos-pasjes së mundësisë së faktorizimit dhe fuqizimit të shtetit të Kosovës”, tha Maloku.

“Qeveria e Kosovës do të duhej të ndryshonte qëndrim mirëpo unë kam përshtypjen se nuk e ka as vullnetind he as qejfin kryeministri i vendit që të ndryshojë në këtë raport e sidomos duke e parë që jemi në proces të ardhjes së një procesi zgjedhor”, përfundon ai për “Expose”, prodhim i GazetaBlic.