• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Asociacioni/ Publicisti Maliqi: Nuk ka nevojë për nënshkrim

12/22/2023 23:00
nga:N K

Publicisti, Shkëlzen Maliqi në Blic Interview me Astrit Gashin ka thënë se nuk është i nevojshëm nënshkrimi i marrëveshjes së Ohrit, sepse në parim është pranuar implementimi i saj.

Maliqi ka thënë se Serbia njihet se i ndryshon qëndrimet e saj.

“Politika e Serbisë është e njohur, sepse paradite flasin diçka, pasdite diçka krejt tjetër, për me i kënaq të gjithë ata që kanë interes për çështjen e Kosovës. Herë flasin për perendimin, herë për elektoratin e vetë, herë për Rusinë, mirëpo me rëndësi është procesi. Albin Kurti insistonte se Serbia duhet me nënshkru, jo s’ka nevoj as me nënshkru sepse e kemi regjistru në dokumentet ndërkombëtare dhe është marëveshje ndërkombëtare, sepse e kanë pranuar Ohrin edhe në parim e kanë pranuar implementimin por ka pasur disa mosmarrëveshje”, thotë si.

“Kjo mund të kapërcehet nëse fillon krijimi i asociacionit dhe nëse edhe Serbia është pajtuar. Për shembull tash e kemi parë se nuk po bënë më problem për targat, për dokumente dhe tash në të vërtet edhe dokumentet edhe pasaportën e Kosovës pritet që do të zyrtarizohen, elementet simbolike të mos njohjes të Kosovës do të hiqen”, ka thënë ai.

Tutje ai ka theksuar se mund të ketë pengesa brenda Serbisë.

“Mund të ketë edhe pengesa, nga brenda, e djathta në Serbi, një pjesë e pushtetit aktual mundet nga frika se mos po bëhet ndonjë kryengritje e brendshme apo diçka, munden me e blloku, sepse atyre u konvenon me mbajt si deri tash konfliktin e ngrirë. Sepse edhe kjo njohja formale që po e quajnë, njohja defacto, ajo njohja de juro, de juro është kur e shkruan aktin Serbia e njeh Kosovën edhe këtu krijohet ambasada, ata ndoshta duhet me e hap një zyre të Serbisë këtu, por nuk është ambasadë. Do të ketë diçka tjetër, sepse tash është tek zyra e Kosovës tek ndërtesa e Bashkimit Europian, si tash që e kemi këtu UNMIK-u ende na përfaqëson në raportet ndërkombëtare, meqë nuk po na njohë edhe Unioni Evropian formalisht nuk na njeh si union, shtetet na njohin, 23, është Brukseli si formacion në vete edhe ashtu është me NATO-në, ne e kemi brenda dhe shyqyr që e kemi sepse po na mbron, por nuk jemi ne në NATO”, ka thënë Maliqi.

Sipas Maliqit energjia e Serbisë tani është hargjuar.

“Është fiks tek 2013 dhe 2015, mirpo vetëm ka ardhur tek pika që normalizmi kompletohet, asociacioni krijohet dhe të gjitha marrëveshjet duhet të implementohen. I ka implementuar Serbia ato që i kanë konvenu, por të tjerat nuk i ka implementu sepse nuk ka qenë e gatshme me i njohur përshembull dokumentet, pasaportën e simbolet e shtetit, tash energjia përfundojë, edhe të pagjeturit, marrëveshja e të pagjeturve është gati 100% e akorduar vetëm duhet me e vazhdu kërkimin e disa varrezave, edhe familjet e tyre me ditë se ku janë eshtërat e familjarëve të tyre”, ka thënë Maliqi.

Publicisti tutuje ka thënë se ka interpretime të ndryshme, rreth draft statutit të Asociacionit.

“Unë nuk kam ardhur deri tek dokumenti i saktë. Madje, edhe opozita shumë vonë e ka marrë këtë dokument, tash edhe nga komentet e tyre nuk e di se a është i njëjti dokument, sepse interpretimet janë të ndryshme”, ka thënë Shkëlzen Maliqi për Blic Interview.