• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Rrëfimi mes lotësh i Milaim Zekës për nënën: E dogjën të gjallë në shtëpi, para se të vritej fshehu fotografitë e mia në mal

05/07/2023 21:26
nga:N M

Gazetari Milaim Zeka, mes lotëve ka rrëfyer historinë e trishtë për nënën e tij, e ku forcat serbe i dogjën atë, në një shtëpi në Sofali të Prishtinës, gjatë luftës së fundit në Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Zeka thotë se nga vitit 1999 nuk di asgjë për fatin e saj apo se ku mund të ndodhet trupi i pajetë i nënës së tij.

Për vrasjen e nënës, thotë se e dinë shumë mirë në Serbi se kush e bërë këtë akt barbarë.

“Shiko është shumë interesant jo më larg se parmbrëmë kam udhëtuar me një taksist, djalë i ri më duket kishte qenë 13 vjeçar dhe e dinte ekzakt rastin e prindërve të mi. Më 28 mars 1999 ka qenë ditë Bajrami, forcat serbe e kanë zbrazë komplet Sofalinë së bashku më prindërit e mi kanë qenë edhe motra edhe dhëndri dhe fëmijët e motrës, të gjithë këta njerëz kanë ikur për në Mramor”, rrëfen Milaim Zeka për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.

Ai tregon se prindërit e tij kanë mbetur në mal, për shkak se nuk kanë mundur që të ecnin.


“Prindërit e mi kanë ngelur në një mal, sepse nuk kanë mundur të ecin, meqë nëna ka qenë e sëmurë dhe nuk ka mundur të ec. Prej datës 28 mars deri me datën 8 prill, do të thotë dhjetë ditë rresht, prindërit janë ushqyer me ujë të zotit duke e kulluar në shami të nënës, sepse babai tha na vinte era lloç, pa bukë d.m.th dhe na silleshin sorrat sipër, duke e parë që këta po vdisnin urie. Nëna i ka thënë babës hajde po kthehemi në shtëpi dhe para se të ktheheshin, nënë e ka marrë albumin e fotografive të mia dhe i ka varrosur në vendin ku kanë qëndruar. I ka thënë baba çka po bën, i ka thënë e kam parandjenjën se kanë më na vra serbët, por nuk po dua me mi marrë syretat e djalit… pastaj janë kthyer. Më datën 8, ndërsa me datën 12, do të thotë katër ditë nga kjo, kanë hyrë forcat serbe dhe kanë qenë duke shikuar TV, baba tha më ranë me shkelmë këtu edhe i kanë thënë babës, hajde dil mu u kallë me një shtëpi. Më kujtohet shumë mirë kishte qenë shtëpia e Ilaz Zekës, që ka punuar në kosovare”.

”Nëna ishte çuar në këmbë duke thënë për rize të Zotit mos ma vrisni burrin, dhe baba thotë se duke e menduar se pse të kallem i gjallë…, ushtari tha ishte me automatik, edhe tha unë i ika me qëllim për të më vrarë, por ushtari ka gjuajtur, por nuk ka dashur ta vrasë babën, pra një njëri i madh, në përmase e një mbi njeriu siç ishte babi im, tha se ushtari i cili më ndiqte nga prapa nuk ka dashur të më vras… dhe pastaj këtu shuhet historia, fillojnë dyshimet tona. Ne e kemi gjetur në banjo rrobat e nënës që e kanë kallur shtëpinë, sipas të gjitha gjasave e kanë futur në banjo dhe e kanë kallë aty, por saktësisht nuk dihet, se në Sofali janë vrarë shumë njerëz, është përmendorja që e kemi bërë në kujtim të gjithë këtyre njerëzve”, tregon mes lotësh Milaim Zeka.