• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Mos u shqetëso, unë do ta kryej, do ta gjuaj në bërllog” – Gruaja e Nasim Haradinajt tregon se si ia dha lajmin se ishte me kancer, bashkëshortit në Hagë!

10/13/2024 21:39
nga:Y I

Në një rrëfim emocionues për dokumentarin “Expose” prodhim i “Gazeta Blic” vjen e mbijetuara e kancerit, Gjejlone Haradinaj.

Haradinaj për të gjithë ata që nuk e njohin është bashkëshortja e ish-luftëtarit të UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Ajo tregon se ishte e pabesueshme në fillim për të, fakti që tashmë ishte me kancer, pasi çdoherë kishte qenë e kujdesshme për shëndetin.

Haradinaj tregon me emocione momentin kur i kishte treguar bashkëshortit të saj, i cili ndodhej në Hagë, se vuante nga kjo sëmundje.

‘Mos u shqetëso, Nasim, unë do ta kryej këtë, do ta gjuaj në ‘bërllog’, i kishte thënë ajo bashkëshortit shprehet për dokumentarin Expose.

“Ishte një bombë për mua, Nasimi ishte në burg, ishte kohë pandemie, isha vetëm aty. Ishte e pabesueshme, e para gjë që kam mendu është si unë kam kancer sepse isha shumë e kujdesshme për shëndetin, çdoherë kam qenë e koncentruar sepse kisha punuar gjatë si motër medicinale, por thashë ‘po mundet gjithçka me ndodhë’ por sërish ishte një shok për mua. Mendoja si t’ia jap Nasimit lajmin dhe vajzës Shqiponjës. Unë isha menjëherë e hapur me tregu për sëmundjen, jo me e fsheh, por se familja duhet të informohet menjëherë. Nuk ishte ai mentaliteti se ‘nuk duhet me dit’ por menjëherë duhet t’a dinë pra i tregon, pastaj fillon kriza dhe mandej duhet me luftu. I thashë Nasimit mos u shqetëso, unë do ta kryj këtë, do ta’ gjuaj në bërllog’ për me qetësu atë pasi ishte larg. Fjala e parë që më ka thënë onkologu ishte “Zonja Haradinja do të bëjmë gjithçka për me të shëru ty, tani është 90% mbijetesa në Suedi” dhe mua ajo më qetësoi shumë me thënë të drejtën. Thashë me vete me siguri unë jam ajo që do t’a luftoj dhe do t’a fitoj betejën. Edhe filloi kimio-terapia por çdoherë në kokën time muajin e parë ka qenë shqetësimi pse në Kosovë dy radiologe s’kanë mujt me vërejt. Kjo ka qenë shqetësim për mua jashtëzakonisht i madh mos-kujdesi i saj dhe kam mendu çdo ditë kush shkon tek ajo çfarë përgjigje merr. Sa fatkeqi ka qenë për mua për 3 muaj me u rrit 3 centimetra dhe kur unë e kam kontrollu ka qenë 2 centimetra. Dmth shpuerja e parregullt e radiologes më ka shkaktu mua dëme jashtëzakonisht të mëdha. Po nuk do të isha në Suedi ndoshta s’do të isha këtu sot” tregon ajo për dokumentarin “Expose” raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/