• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Gjejlone Haradinaj: Kultura e mjekut në Kosovë nuk është në nivel, më diagnostifikuan gabim, më thanë s’ke asgjë!

10/13/2024 21:19
nga:Y I

Gjejlone Haradinaj, është një nga gratë që ia ka dalë mbanë ta mposhtë sëmundjen e kancerit.

Por procesi i kimio-terapive i ka lënë pasoja në trupin dhe shëndetin e saj.

Të njëjtës pas largimit të tumorit nga gjiri, një problem iu shfaq në krah.

Mjekët në Kosovës pas diagnostifikimit të parë të gabuar sërish i thonë s’ke asgjë.

Ky ishte momenti i dytë ku ajo pati zhgënjim nga mjekësia në Kosovë.

“Para gjashtë muajsh unë e shoh një ndryshim tek dora që e kam të sëmurë e shoh një të ënjtur dhe shkoj tek mjeku. Kurrë nuk dyshoj tek njohuritë e mjekut në Kosovë por kujdesja nuk është në rregull. Kultura e mjekut në Kosovë nuk është në nivel, së pari komunikimi pacient-mjek është shumë larg prej Evropës. Unë I kuptoj mjekët se nuk duan të japin mesazhe të këqija për ‘sëmundjen e keqe’, edhe kjo fjalë mua më pengon shumë, s’ka sëmundje të mirë, por kjo është kancer.Plus mjeku nuk i tregon pacientit vetë, por i tregon familjarëve dhe kjo për mua është shumë e keqe. Sipas etikës personi vetë duhet ta dijë. Edhe kur shkova për dorën desha t’ja tregoj historinë sepse hostoriku im nuk është I shënuar në institucionet e Kosovës edhe më sheh mjeku edhe më thotë “na s’kemi kështu pacientash që folin për sëmundjen”. Unë kërkoj me ba kontroll sepse mezi prisja që onkologu me ba kontrollën…..e kreu kontrollën tha nuk duket shqetësuese por duhet të shkok tek kirurgu vaskular. E caktova kohën tek kirurgu vaskula, kur shkova aty ishte i mbushur krejt aty spitali me njerëz. Prita për një kohë të gjatë dhe kur hyra aty, mjeku jashtëzakonisht I lodhur. Desha edhe atij me ia tregu historinë time, sepse unë besoj se kur ta kesh një pacient unë mendoj se duhet në fillim të ulesh me I pa historikun dhe pastaj me vendos qa me ba me të. Ai fillon punën e vet dhe me thotë ‘ske asgjë’. Unë shqetësohem shumë se më thotë kirurgu vaskular ske asgjë e dorën time unë e shihja me sy se nuk është në rregull. Unë I them mos me pas asgjë nuk kisha ardhë këtu edhe filloj me ia tregu pasojat e kimio-terapisë edhe pasojat e rrezatimeve radiologjike dhe ai më thotë ‘ti qenke shumë mirë’. Ajo shumë mirë është mirë të thuhet por unë e di brenda se ‘s’jam mirë” tha Haradinaj për dokumentarin Expose raporton “Gazeta Blic”.

Haradinaj thotë gjatë rrëfimit për dokumentarin “Expose” se fakti se ishte kujdesur për shëndetin gjatë gjithë jetës dhe s’kishte sëmundje të tjera e ndihmoi jashtëzakonisht shumë në procesin e shërimit.

“Mua më ka shpëtu vetdijësimi im shëndetësor dmth kultura ime e jetës ka qenë të jem e shëndetshme, gjithë kohën kam mendu ushiqm i mirë, fizikun t’a mbaj mirë. E kjo bëri që unë t’i përballoj kimio-terapisë më mirë sepse nuk e kisha asnjë problem shëndetësor tjetër, nuk kisha as tension as yndyrë. Kështu që të gjithëve ju rekomandoj të kujdeseni për shëndetin, kjo ndihmon. Unë e kisha gjenetike me marr kancer. 20% ata që kanë në familje kanë tendenca për kancer ma lehtë se ata të tjerët. Sipas onkologut tim ata që kanë njerëz në familje me kancer kanë 20% të jenë me këtë sëmundje tani edhe faktor të tjerë. Ndoshta tek unë besoj stresi ka ndiku” tha Haradinaj për dokumentarin “Expose” raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/