• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ehat Miftaraj nga IKD mbron presidenten Osmani për kryeprokurorin: KPK e vuri në një pozitë të palakmueshme

05/14/2023 21:13
nga:N M

I ‘çuditshëm’ është edhe qëndrimi i një organizatë jo qeveritare në lidhje me përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, organizatë kjo që thirret në emër të shoqërisë civile, e që merret edhe me monitorimin e këtij procesi, siç është Instituti i Kosovës për Demokraci, raporton Gazeta Blic.  

Në vijë me pushtetin, janë zyrtarë te saj sa i përket zgjedhjes dhe dekretimit të kandidatit për kryeprokuror të shtetit , këtë rast Blerim Isufajt.

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë për emisionin “Expose” se gjatë procesit të intervistimit të kandidatëve pati shkelje të mëdha.

“Në bazë ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe në bazë të ligjit për Kryeprokurorin e Shtetit, pushteti ekzekutiv dhe ai legjislativ pothuajse nuk kanë asnjë kompetencë në kuptim të funksionimit të sistemit Prokurorial të Kosovës. Në anën tjetër, është e vërtetë që në një shtet normal do të duhej që Kryeprokurori i shtetit të ishte dekretuar me mandat të plotë, i zgjedhur në bazë të ligjit me një procedurë të drejtë dhe të paanshme, në mënyrë që të kemi një Kryeprokuror që mund t’i ushtronte kompetencat dhe përgjegjësitë e tij/saj në bazë të ligjit. Sikurse, sistemi Prokurorial i Kosovës si gjithmonë në bazë të ligjit të aplikueshëm në Kosovë administrohet dhe menaxhohet nga Këshilli Prokurorial i Kosovës që miraton politikat sa i përket luftimit të kriminalitetit në Kosovë. Në këtë kuptim, sot në kuadër të Këshillit Prokurorial të Kosovës kemi një mori të politikave, dokumenteve dhe strategjive që kanë të bëjnë më luftimin e kriminalitetit, por edhe me mbarëvajtjen e punës së sistemit Prokurorial të Kosovës. Në këtë drejtim, pa marrë parasysh nëse Kryeprokurori i Shteti është në mandat të plotë ose jo, i njëjti është i obliguar që të zbatojë ato politika në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive të tij.

Madje, Ehat Miftaraj nga IKD, ka shkuar aq larg sa që ka dal në mbrojte komplet të presidentes së vendit Vjosa Osmani, për këtë rast.

“Mund ta themi me kompetencë dhe përgjegjësi që Presidentja e Kosovës është vënë në një pozitë të palakmueshme nga vetë Këshilli Prokurorial. Këshilli Prokurorial i Kosovës ka dështuar të udhëheq një proces në emërimin e kryeprokurorit të Shtetit të bazuar në ligj, në meritokraci dhe i njëjti të merr besimin e publikut. Do të thotë që procesi i cili është zhvilluar do të garantonte të kemi një Kryeprokuror të ardhshëm i cili do të mund të ushtronte kompetencat dhe përgjegjësitë e tij në bazë të ligjit.Në anën tjetër, presidentja Osmani me arsyetimin e saj ka thënë që deri sa ky proces të përmbyllet me mjete juridike, në këtë rast në bazë të ankesave të kandidatëve nuk do të merrë një vendim të tillë. Me vetë faktin që tani jemi në muajin maj, presidentja e Kosovës do të duhej të sqarohej nëse kandidatët kanë bërë ankesë në Gjykatën Kushtetuese dhe nëse kandidatët nuk kanë bërë ankesë në Gjykatën Kushtetuese, ose nëse janë shtjerrur të gjitha mjetet juridike, e njejta do të duhej të merrte një vendim sa i përket këtij procesi. Instituti i Kosovës për Drejtësi së bashku me organizatat e tjera joqeveritare të cilat e kanë monituruar procesin, kanë gjetur që ky proces nuk i plotëson as standardet minimale për ta garantuar një Kryeprokuror të denjë për pozitën e tij në shtatë vitet e ardhshme. Kështu që, sipas mendimit tonë, presidentja do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë ta dekretojë kandidatin e propozuar. Në rast se, presidentja nuk e dekreton kandidatin e propozuar atëherë Këshilli Prokurorial i Kosovës do të duhej që të fillonte me një proces të ri, por kësaj radhe ky proces i ri do të duhej që të bazohej në parimet e transparencës, meritokracisë dhe të garantonte që procesi të jetë i drejtë i paanshëm për të gjithë kandidatët të cilët synojnë të marrin pozitën e Kryeprokurorit të shtetit”, tha ai.