• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Spahija nga Qendra për Zhvillim dhe Avokim: Fajet i kanë institucionet që s`po respektohet ligji për kontrollin e duhanit

11/01/2023 11:51
nga:N M

Shkumbin Spahij,a nga Qendra për Zhvillim dhe Avokim (KADC) thotë se janë disa faktorë që kanë ndikuar që ligji për kontrolli ne duhanit të mos zbatohet, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij në fillim të viti 2013 kur ishte miratuar ky ligj ka pasur një respektim më të madh të ligjit ligjit për kontrollin e duhanit.

“Janë një grumbull faktorësh që kanë ndikuar në zbatimin e dobët të Ligjit për Kontrollin e Duhanit. Që në fillim ka pasur një mobilizim të institucioneve për zbatimin e ligjit për kontrollin e duhanit kur kishte hyrë në fuqi në 2013. Në dy vitet e para kishte një respektim të kënaqshëm, pastaj pësoi një rënie, fillimisht kaluam në disa vite zgjedhore të rënieve të qeverive një pas një dhe u krijua njëfarë vakumi ligjore gjatë këtyre periudhave sa nuk kishim qeveri ose qeveri kalimtare dhe kjo u shfrytëzua nga ata që u konvenonin që të mos zbatohej ky ligj dhe u tolerua nga organet përgjegjësi për zbatimin dhe kështu filloi një dukuri normale, konsumimi i duhanit në vende publike aty ku është e ndaluar” thotë ai për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.

Ai thotë se edhe monitorimi i zbatimit të këtij ligji nuk ka qenë në nivel.

“Inspektimet nuk bëheshin dhe nuk bëhen në mënyrë sistematike, bëhen inspektime në faza të caktuara, në periudha shumë të shkurtra dhe se inspektime ad hoc kur në një moment caktuar një politikan siç ka qenë ministri Peci i cili i ka dhënë si prioritet vitin e kaluar, kishte një fushatë dhe u pa që mund të respektohej ligji. Mirëpo kjo ndaloi, nuk vazhdoi puna me inspektime dhe kjo ra. Për periudhën e më hershme po flas, gjobat që janë shqiptuar kanë qenë të obliguara të dërgohen në gjykatën për kundërvajtje dhe koha e trajtimit në këtë gjykatë zgjaste shumë me vite dhe dështoi të dërgohet mesazhi se shkelësit e ligjit ndëshkohen dhe prandaj kjo krijonte një hapësirë vakumi dhe shfrytëzohej@

“Mirëpo para disa viteve, ligji për kundërvajtje ka ndryshuar dhe tash kur po flas, organi kundërvajtës në rastin konkrete që janë inspektorati ka të drejt të shqiptimit të gjobave deri në 500 euro vlerë, ta bëjë brenda institucionit të vet, ndërsa gjobat që kanë të bëjnë më shëndetin publikë siç është rasti i gjobave që shpitohen në rastin e shkeljes së ligjit për duhanin, vlera shkon deri në një mijë euro, pra ai shërben edhe si organ i shkallës së parë dhe shkallës së dytë, që do të thotë e trajton edhe ankesën dhe periudha e zbatimit ose mbledhjes së gjobës në këtë rast shkurtohet, por çka duhet tani mendoj është që një organizim i mirë i institucioneve zbatuese të ligjit me një plan kohor që përcillet gjatë gjithë vitit në monitorime sistematike, mendoj se do ta kthen në binar zbatimin e ligjit”, tha Spahija.

Bazuar në një monitorim dhe hulumtim që ka bërë Qendra për Zhvillim dhe Avokim, del se qendrat e Prishtinës mbetet pjesa ku respektohet më së shumti ligji për kontrolli ne duhanit, raporton Gazeta Blic.

Spahija nga kjo qendër ka treguar edhe efekti ne gjobave për personat që shkelin ligjin dhe se ato do të ndryshojnë në rastet kur personat fizik apo juridik janë recidivistë të shkeljes së ligjit për kontrolli ne duhanit.

“Dua të them që ligji për kontrollin e duhanit parasheh gjobë për të gjitha subjektet që marrin pjesë në shkelje edhe për ato fizike dhe ato juridike, në qoftë se një lokal një restorant haset shkelja ai atëherë biznes i dënohet me gjobë nga 2000 mijë euro, personi përgjegjës në rastin konkret që do të ishte menaxheri i atij lokali 300- deri në 500 euro, ndërsa personi fizik ai që shkel ligjin 30 deri në 50 euro pra është paraparë që të gjithë ata që janë përgjegjës të ndëshkohen që të përçohet mesazhi”.

“Sa i përket zbatueshmërisë në Prishtinë dhe në vendet tjera është e vërtetë që në një monitorim që kemi bërë më 2020 qendrat urbane Prishtina qëndrojnë pak më mirë në nivelin e zbatimit por duhet të thuhet se kjo nuk është si rezultat i inspektimeve në këto zona por më shumë rezultat i pronarëve të lokaleve ka disa lokale kanë zgjedhur të mos pihet duhani dhe jemi dëshmitar që nuk kanë ndikuar te këto biznese nuk kanë rënë aspak qarkullimi në to”, thotë ai.

Pra, sipas tij, janë shembuj të mirë që mund të ndigjen nga biznese të tjera ose lokale, por gjithsesi duhet të vërehet dora e shtetit.

@Kruciale është angazhimi serioz i institucioneve përgjegjëse për zbatimin e ligjit dhe mos toleranca ndaj shkelësve të ligjit, ndëshkimi me gjoba, por në një masë nuk mund të arrihet kjo për vetëdijësimin e shoqërisë, por duhen masa tjera edukimi në shkolla, në familje në vendet e punës dhe nëpër institucione, e ka sjell një ndryshim ky ligj ku dihet se në vendet e punës nuk lejohet ose shumë pak pirja e duhanit, në shumicën e lëmive tjera, të bizneseve. Një ndryshim tjetër besoj tani kur të bëhet rishikimi i ligjit është edhe futja e konceptit të shkelësve recidivist, shkeljeve të ripërsëritura, nëse një subjekt haset në shkelje të ligjit, do ta merr një dënim për herën e parë që është i ulët, por nëse e përsërit, ai dënim do të dyfishohet dhe herën e tretë do t`i mbyllet përkohësisht apo përhershëm lokali, biznesi apo ti merret licenca”, thotë ai.

11/17/2024 22:46

Ymeri: Dështimet në politikën e jashtme si pasojë e sjelljes politike të Kurtit