• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kastrati: Qeveria pësoi debakël në politikën e jashtme – rrezik izolimi ndërkombëtar

11/17/2024 21:35
nga:G B

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, e quan debakël faktin që kjo qeveri për 4 vite nuk i ka sjellë Kosovës asnjë njohje të vetme.

Ai për dokumentarin Expose, thotë se në politikën e jashtme ka ndodhur degradim, pa anëtarësime, marrëdhënie aspak të mira me SHBA-të e BE-në dhe vendosje të sanksioneve.

“Një nga premtimet një nga ato 1000 premtimet e parealizuara ka qenë që ne do të realizojmë një politikë të jashtme inovative dinamike në koordinim edhe me partneritet të ngushtë edhe me BE e ShBA, jo që nuk është realizu ky lloj premtimi, por përkundrazi sot i kemi marrëdhëniet më të këqija të mundshme me ShBA dhe BE, madje jemi në sanksione dhe më shumë se kaq nuk ka nevoj ëpër shpjegim. Kosova nuk ka kapital diplomatik sepse Gërvalla nuk është e tillë”.

“Prandaj është prit që mos me pas asnjë njohje, unë nuk kam qenë entuziast i kësaj ekipe të politikave të jashtme fare, është debakël është një fiasko i jashtëzakonshëm kjo fakti qe nuk ka asnjë njohje për 4 vite përkundrazi ka edhe degradim dhe refuzim për në Këshillin e Evropës dhe në anëtarësim në organizatat tjera ndërkombëtare”, thotë ai.

Ngecjen e Kosovës në anëtarësim në organizata ndërkombëtare e ndërlidh me mungesë të kapitalit diplomatik, derisa thotë se është rrezik izolimi ndërkombëtar dhe sanksionet që kemi nga Bashkimi Evropian

“Kjo qeveri na ka tregu, kjo strukturë që nuk kanë kapital diplomatik për me realizu objektiva strategjike të Kosovës, në qendrat e vendosjes diplomatike nëpër Evropë tani nuk flitet për nevojat strategjike të Kosovës, por flitet si të menaxhohen krizat e sigurisë në Kosovës, dhe kjo për shkak të qasjes së konfliktuoze e gjuhës mosduruese dhe çmimit në diskurs diplomatik që i ka bërë Albin Kurti, partnerëve tanë si ShBA dhe BE, kështu që nuk është prit në asnjë moment që ka me pas avancim, përkundrazi degradim dhe një izolim ndërkombëtarë i Kosovës. Rreziku më i madh është ky izolimi ndërkombëtar dhe këto sanksionet nuk janë vetëm vërejtje për shkak të taktizimeve politike, por në fakt kjo është edhe kërcënim për çështjen e sigurisë së Kosovës, prandaj ja jep këto dënime në formë të sanksioneve. Kosova është një faktor irrelevant në Ballkan, sepse shihni çfarë bashkëpunimi në sferat e çështjeve të sigurisë dhe ekonomisë ka BE dhe Shba me Serbinë”, vlerëson Kastrati./Gazeta Blic/

Politika e jashtme/ Haziri: Imazhi i Kosovës është dëmtuar seriozisht – njohja e fundit erdhi nga Hoti kryeministër

Agusholli kritik për ngecjen e Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare