• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Rexha: Akuzat e deputeti Basha ndaj Flutura Kusarit, të papranueshme, vendosin në rrezik sigurinë e saj!

06/28/2024 21:44
nga:Y I

I ftuari i radhës në Blic Interview me Asttrit Gashin është kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha.

Rexha foli për sulmin e fundit që deputeti, Dimal Basha, i bëri juristes të së drejtës së medias, Flutura Kusari, dje nga Kuvendi.

Ai i cilësoi akuzat e tij të rënda dhe të papranueshme duke thënë se akuza të tilla vendosin në rrezik sigurinë e Kusarit.

“Kjo është ajo që ata kanë treguar prej momentit të parë që kushdo që ka një mendim ndryshe nuk tolerohet dhe në fakt fushatat që vazhdimisht janë bërë janë fushata denigruese që udhëhiqen nga njerëz të qeverisë dhe nga njerëz të Vetëvendosjes kundër këtyre personaliteteve që i përmende, kundër AGK-së por sidomos kohëve të fundit kundër zonjës Kusari . Edhe deklarata e zotit Basha dje në Kuvend që ishte një sulm i bazuar në gjini sepse ne e kishim bashkë konferencën me zonjën Kusari, jo për herë të parë emri i saj u përmend në mënyrë të veçantë nga foltorja e Kuvendit të Kosovës që është institucioni më i lartë në vend dhe të përmendet emri dhe mbiemri i një personi sikur punon për oligark është basolutisht një akuzë e rëndë, e papranueshme, e vë në rrezik sigurinë edhe të zonjës Kusari sepse ne e dimë çfarë ndikimi kanë fjalët e deputetëve, të kryeministrit Kurti, të atyre që janë të veshur me pushtet. Një deklaratë e tyre i nxit mijera komente në facebook në rrjete të tjera sociale që shkruajnë e kërcënojnë këta individë të cilët thjesht e japin një mendim ndryshe”

“Ka njerëz që hezitojnë të shkruajnë, psh zoti Mushkolaj i ka bllokuar komentet në fb sepse është lodhur nga të gjitha komente. Ka një perceptim të gabuar nga ana e tyre se zoti Mushkolaj, unë dhe të tjerët, se këta kanë menduar se ne i përkrahim ata dhe tani ua jemi kthyer kundër . Unë si gazetar kam bërë punën time dhe vazhdoj ta bëj, detyra e gazetarit dhe e mediave është të mbajë përgjegjës ata që janë në pushtet” tha Rexha në Blic Interview  raporton Gazeta Blic.

/Gazeta Blic/