• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Molliqaj: Ka shance numerike për ndryshim në Kosovë, ky ndryshim për PSD-në është që LVV mos të jetë në Qeveri!

1 ditë më parë
nga:Y I

I ftuari i radhës në Blic interview me Astrit Gashin është kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Molliqaj duke folur për situatën politike pas-zgjedhore tha se ka shance numerike që të ketë ndryshim në Kosovë.

Ai tha se partitë opozitare s’kanë narracion për të qeverisur bashkë dhe se gara e cila po vazhdon mes PDK-së dhe LDK-së po i shërben më shumë pozicionit të Albin Kurtit.

“Për besimin tonë është që ka shance numerike për me pas ndryshime në Kosovë, duke patur parasysh çfarë ne quajmë ndryshim, ai ndryshim për PSD-në është që Vetëvendosje mos me qenë në Qeveri. Meqenëse s’kanë patur narracion opozitar dhe meqenëse s’kanë patur narracion as në zgjedhje po duket qartë se s’kanë narracion as me qeveris. Ti mundesh me pas herë dëshira dhe herë interesa por pa një botëkuptim më të përbashkët nuk po duket që ndodh ajo. Prandaj po më duket që më shumë po i shërbejnë në këtë garën e cila po vazhdon mes PDK-së dhe LDK-së, për me i lënë fajin njëri-tjetrit… e në zgjedhje ishte për ta mundur njëri-tjetrin, po i shërbejnë pozicionit të Albin Kurtit sesa partive të tyre veç e veç. Unë në zgjedhje i pata cilësuar si kontabilista, në kuoptimin e qasjes së tyre jo në kuptimin e profesionit, dhe unë besoj se politikës nuk guxon kurrqysh me ia mbivendos kontabilitetin.”

“Këta janë tu shku me një logjikë të kontabilitetit, u rritëm po thonë nga 5 deputetë të dy palët dhe kështu ngadalë rritemi edhe pak. Për bindjen time, e cila është rikuptimësu pas zgjedhjeve, nuk është se e kam patur para zgjedhjeve dhe gjatë zgjedhjeve, ka një numër më të madh të votuesve që kanë votu këto dy parti për kundër Kurtit sesa për ndonjë projekt të tyre konkret. Spo them që ska edhe për kete por nuk është e qartë, nuk mundem me thënë që pesë deputetë që u shtuan tek LDK-ja dhe pesë tek PDK-ja janë shtu në mënyrë simetrike, ua ka ruajtur dallimin sërish simetrik, edhe atëherë i kanë patur katër deputete dallim. Kjo simetri më shumë tregon që ka patur një bojkot të qeverisjes me të drejtë dhe një ‘rrjedhje’ drejt ketyre. Nuk janë në nivelin që unë kisha dasht të jenë…. nuk mundesh me thënë Kosovën e presin rreziqe por ne nuk hymë në Qeveri” deklaroi Molliqaj për “Gazeta Blic”.

Molliqaj tha se duhet të jenë dy kauza.

“Unë mendoj që duhet të jenë dy kauza….e para me e shfrytëzu momentin gjeopolitik ndërkombëtar për një zgjidhje të qëndrueshme, të përhershme me Serbinë. Mund të më pyesësh, ‘a është e mundur’?… Nuk e di, më së pari është e rendësishme a po angazhohemi për atë. Psh, unë në vazhdimësi jam avokues i idesë së ripërcaktimit të kufijve sepse e shoh si mundësi të vetme me e mbyll punën me Serbinë. Rreziku i kësaj nëse ska qasje proaktive në dialog, nuk kemi me përfundu mirë, sdi a po shikoni se më shumë po ‘dhunohet’ kushtimisht Zelensky se Putini, më shumë po negociohet me Zelensky se me Putinin. Çfarë i bjen kjo? Kjo nuk i bjen se SHBA-të janë me Rusinë kundër Ukrainës por SHBA-të po shkojnë në pozicionin rus te Ukraina…. Frika ime është se nëse Kosova nuk ka qasje se çfarë po don të bëjë me Kosovën ne kemi me përfundu tu thënë “na tradhëtoi Amerika edhe po bëhet me Serbinë për me kriju pozicion të favorshëm për ta” tha Molliqaj në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.