• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Rukiqi: Largimi i të rinjëve nga Kosova, detyron kompanitë t’i zëvendësojnë ata me paisje teknologjike!

01/28/2022 22:29
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” ka transmetuar pjesën e dytë të dokumentarit për largimin e të rinjëve nga Kosova, të titulluar “Zbrazja e Kosovës”.

Largimi i fuqisë punëtore vështirëson në masë të madhe punën e bizneseve që operojnë në vend.

Kështu konsideron edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi.

“Unë e kam ngritur këtë çështje në veren e vitit të kaluar përkatësisht në muajin shtator, kur kemi parë shenja nga matjet e klimes së bizneseve, se një nga barierat që po na shfaqen për të bërë biznes është mungesa e fuqisë punëtore, Kosova e ka problemin e pagës rezervë, që shumë kush e ka një të hyrë që nuk e nxit me kërku vend pune në sektorin privat, gjithmonë pritje të një alternative tjetër që shumë raste mund të jetë punë në sektorin publik apo synim për me shku me punu në vendet e tjera”, tha ai.

Megjithëse parashikimet për largimin e qyteatrëve nga vendi, paraqesin rrezikun e zbrazjes se shtetit nga fuqia punëtore, Rukiqi konsideron se kjo nuk do të ndikoj në mbylljen e bizneseve.

Sipas tij, në një të ardhme të afërt, kompanitë në vend do të detyrohen që punëtorët t’i zëvendësojnë me paisje teknologjike, në mënyrë që të mund të vazhdojnë operimin në treg.

“Nuk pres që të mbyllen Kompanitë, për shkak se ato duhet të gjejnë zgjidhje megjithatë, ka shumë alternative, në vendet tjera kemi shkuar me automizim të proceseve të punës, kjo e ka koston e vet, nga transformimi i proceseve manual në ato të automatizume, por duhet të bëhet si proces në disa sektor, ndërsa disa profesione tjera nuk mund të aumatizohen, në këtë situatë në duhet të shohim fuqi punëtore nga vendet tjera, në Shqipëri ne shohim fuqi punëtore nga kontinetet tjera në sezonen e verës, kështu që nuk besoj se shkojmë në pikën e mbylljes së kompanive, por shkojmë tek një pikë të ndryshimit e cila ka një kosto e cila ndikon edhe në aftësinë konkuruese të këtyre kompanive”, u shpreh ai.

Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: