• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Molliqaj akuzon rëndë organizuesit e protestës të së mërkurës: Janë njerëz të Albinit, u munduan ta amnistojnë

01/28/2022 21:19
nga:N M

Lideri i Partisë Social Demokrate, Dardan Molliqaj në emisionin “Blic Interview” ka folur edhe për protestën e së mërkurës që u organizua nga një pjesë e shoqërisë civile kundër rritjes së çmimit të rrymës, duke thënë se ata gjithçka mund të jenë, përveç shoqëri civile.

Sipas tij, ata janë vetëm mbështetës të Albin Kurtit dhe përmes asaj proteste u munduan ta amnistoj Kurtin, raporton Gazeta Blic.

“Janë dy gjëra, këta të shoqërisë civile janë aty për ta shuar protestën dhe ata nuk janë shoqëri civile, janë disa individë që janë pro qeverisë Kurti, e të cilët po dalin aty sa për ta amnistuar Kurtin. Ne i kemi ftuar këta në takim para se ta shpallin datën e protestës dhe i kemi thënë se jemi të interesuar ta bëjmë bashkë protestën dhe na kanë thënë se nuk duan protesta bashkë me parti është qëndrim i tyre. Por është e qartë se ata janë në funksion të amortizimit të pakënaqësisë, temë e mbyllur, nuk merremi me ta”, ka vlerësuar ai.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni LIVE në “Gazeta Blic”: