Amerikanja 73 vjeçare, Susan Allen, Kosovën e konsideron si shtëpi të dytë dhe thotë se është vendi i fundit në të cilin dëshiron të jetojë sa më gjatë që është e mundur.
“Nuk vë asnjë kufi, e di që kam udhëtuar në të gjithë botën dhe mendoj se ky është vendi im i fundit dhe tani për tani”, ka thënë ajo për Expose të Gazeta Blic.
“Ndihem sikur në shtëpi dhe mendoj se do të jetoj këtu derisa të mundem, deri sa të kem shëndet, sepse nuk më pëlqen veçanërisht të jetoj në Shtetet e Bashkuara, tani jeta atje është mjaft shqetësuese dhe më pëlqen sfida e të mësuarit të gjuhëve. Nuk po mësoj shqipen aq shpejt sa gjuhët e tjera. Flas gjuhën mandarine. Flas frëngjisht”, është shprehur Allen.
Ajo flet gjuhë të ndryshme por gjuhën shqipe e sheh si gjuhën më të vështirë se çdo gjuhë tjetër.
“Mendoj se gjuha mandarine dhe frëngjishtja janë më rrjedhshmet, kam harruar rusishten, kam harruar japonishten, por e di që sapo të kthehesh në vend, gjuha kthehet, por dy gjuhët që më vijnë menjëherë në mendje janë ato të dyja. Shqipja është shumë më e vështirë se çdo gjuhë tjetër”, ka theksuar ajo.
Susan thotë se po mëson toskë dhe do të donte të mësonte në gegë, por që thekson se s’ka mjaftueshëm literaturë.
“Dua të them, kinezishtja është shumë e thjeshtë, frëngjishtja është pak më e vështirë, por shqipja është shumë, shumë e vështirë, shumë më e vështirë se çdo gjuhë tjetër, kështu që dhe gjithashtu mendoj se problemi është se po mësoj në toskë sepse nuk ka burime për të mësuar, nuk ka burime shumë të mira, po dhe kështu që po mësoj. Më flasin shumë në gegë dhe është e vështirë të mësosh shumë shpejt se çfarë thonë njerëzit. Doja të studioja në gegë, por nuk ka libra të mirë për këtë, as filma…”, ka potencuar ajo.
Allen foli dhe pak në shqip, fjalë që i ka mësuar, teksa tregoi dhe fjalën më të vështirë për ta shqiptuar.
“Unë kam shkuar në shitore. Unë kam blerë gjëra”.
“Oh, mendoj se nuk është shqiptimi problemi i vërtetë. Fjala “çmendur” është shumë e vështirë të thuhet”, ka thënë ajo./Gazeta Blic/

