• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Dimal Basha: PDK po e dërgon ligjin për Byronë në Kushtetuese për të fshehur pasurinë e pajustifikueshme

12/15/2024 10:53
nga:G C

Gjykata Kushtetuese e kishte rrëzuar në tërësi Ligjin për konfiskimin e pasurisë, ligj ky, për të cilin kryeministri Kurti tha se ishte iniciativë serioze e Ministrisë së Drejtësisë, madje sipas tij, në ligjin e rrëzuar nga Kushtetuesja kishin punuar ekspertë profesionistë të fushës.

S’vonoi shumë, Qeveria e Kosovës, ka miratuar projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me ndryshme në katër nenet e saj.

Por, përsëri ky projketligj shkon në Gjykatën Kushtetuse nga Partia Demokratike e Kosovës, e bashkë me të edhe disa ligje të tjera të miratuara më 5 dhjetor të këtij viti.

Deputeti i VV-së, njëherësh anëtar i komisionit për legjislacion, Dimal Basha në një përgjigje dhënë për GazetaBlic, ka akuzuar PDK-në për përpjekje të qëllimshme për të bllokuar ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke e dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese.

Ai shtoi se, ky ligj do të miratohet, pavarësisht pengesave.

“Unë, si deputet nuk shoh asnjë arsye. Ky ligj synon konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, e duke pa që PDK-ja po e sulmon ligjin, tanimë dy herë, po duke që ata po e bëjnë këtë në mënyrë që ta fshehin pasurinë e pajustifikueshme, duke e vonuar ligjin përmes Gjykatës, sepse nuk ka arsye tjetër. Megjithatë, unë mendoj se ndoshta do të jetë vonim, por jo edhe shpëtim”, tha Basha për GazetaBlic.