Mjekë, gjyqtarë, prokurorë, policë, sindikata e institucione të tjera publike i janë drejtuar Avokatit të Popullit, në lidhje me pakënaqësitë që kanë me Ligjin e ri të Pagave, raporton Gazeta Blic.
Arsyeja për këtë është shumë e thjeshtë – kanë kërkuar që Ligjin e Ri të pagave ta nisin në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e tij.
Në të gjitha ankesat, e që gjithsej janë 35 deri në këtë kohë kur Expose ka trajtuar këtë çështje , ka vetëm një kërkesë të vetme – me ligjin e ri të pagave nuk ka rritje të rrogave, por në shumicën e rasteve ka ulje të pagave në sektorin publike.
Shkak për këtë është bërë koeficienti që ka caktuar Qeveria e Kosovës prej 105 eurove, e që kjo ka ngjallur reagime të shumta tek sindikata dhe institucionet që tashmë me ngulm po kërkojnë që Ligji i ri i pagave të mos kaloj filtrat e organit më të lartë juridik në vend.
Për ironi të fatit të keq, edhe punonjësit në institucionin e Avokatit të Popullit, aktualisht janë duke shqyrtuar kërkesën që edhe vet ata ta nisin në Gjykatën Kushtetuese, ligjin e ri të pagave
Petrit Çollaku, zëdhënës për media në Avokatin e Popullit ka dhënë detaje për ankesat që kanë pranuar deri në këto momente.
Sipas tij, shumica nga kërkesat e sindikatave, por edhe institucioneve të ndryshme janë të pranueshme dhe kanë bazë që ato të dërgohen në Kushtetuese.
“Si procedurë të parë, kushdo që bënë ankesë në Avokatin e Popullit, është një periudhë një mujore nga ana jonë që e shqyrtojmë atë ankesë për të parë se a është ankesë e pranueshme në lidhje me mandatin, punën e Avokatit të Popullit apo jo, dhe pas kësaj natyrisht që në ndërkohë bëhet analizimi I ligjit, një punë që kërkon angazhim, vëmendje e posaçme nga kolegët që e trajtojnë këtë ligj dhe afati 6 mujorë për të parë më mirë dhe për të dal me një qëndrim konkretë nga Avokati i Popullit”, thotë ai.