• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

‘Tre vite i burgosur politik’- Kush është Ragip Xhaka, i cili kandidon për deputet nga PDK në zgjedhjet e 9 shkurtit!

01/11/2025 16:53
nga:Y I

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është kandidati për  deputet nga radhët e PDK-së, Ragip Xhaka.

Xhaka tregon se ka qenë për tre vite i burogosur politik në Serbi, anëtar i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës dhe  anëtar i ‘Vendlindja thërret’.

Ai tha se është munduar të jap maksimumin për çështjen kombëatre nga diaspora.

“Ragip Xhaka është një i burgosur politik, kam qenë edhe anëtar i Lëvizjes Popullore për Republikën e Kosovës, kam qenë edhe anëtar i ‘Vendlindja thërret’, kështu që aktiviteti im është i njohur si në opinion ashtu edhe në disporë. Sa i përket çështjet kombëtare, e kam dhënë kontributin tim sa kam mundur, besoj jo 100% por mendoj se me kohë do t’ia arrij edhe atë që e kam para meje”

Ai foli edhe për angazhimin e PDK-së në Zvicer.

“Në fillim me thënë të drejtën kryetari Thaqi në vitin 2008 e dha një udhëzim që të gjitha partitë politike në diasporë, në atë kohë ishim shoqata, ndërpriten për shkak se mos të ketë përqarje. Lufta u fitu, Pavarësia e Kosovës u shpall dhe kështu që mos të ketë përqarje mes mërgimatrëve ose diaporës. Por për fat të keq ne si PDK e ndërpremë aktivitetin por të tjerët ja nisën. Kështu që ne duke pa situatën edhe në Kosovë dhe dispora ishte e gatshme të bëj një ndryshim, ne vendosëm se Partia Demokratike të del prap në skenë edhe të aktivizohet dhe të vazhdojë me politikë. Ne si shoqatë edhe si parti u aktivizuam aq fortë, kemi një strukturë me të vërtetë të mirë. Unë u zgjodha si kryetar i degës dhe kështu që aktiviteti jonë vazhdoi deri sot. Unë kam qenë tre vite i burgosur politik pastaj në fund të vitit 1990 kam ik nga Kosova dhe gjeta strehim në Zvicër. Pastaj u angazhova në Zvicer në LPK dhe prej atij momenti unë isha anëtar i LPK-së deri kur doli në skenë Partia Demokratike, dhe u aktivizova prej fillimit me Partinë Demokratike. LPK-ja ka qenë një bazë shumë e fortë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, aktiviteti jonë ka qenë shumë i fortë dhe kështu që kemi qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” tha Xhaka në Blic Interview me Astrit Gashin.

Xhaka foli më gjerësisht për aktivitetin si kryetar i degës së PDK-së në Zvicer.

“Të jem i sinqertë me ju, jam krenar që jam pjesë e Partisë Demokratike, e falenderoj edhe strukturën edhe kryetarin Memli Krasniqi që ma ka dhënë besimin të jem kryetar dhe t’i prij degës së PDK-së në diasporë. Për mua është një gjë e shenjtë, që unë te jem pjesë dhe kryetar i PDK-së” tha Xhaka në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.