• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Tasholli: Miratimi i Rezolutës kundër Speciales ishte një hap i mirë përbashkues

02/13/2026 21:34
nga:Mergim Rreci

Organizatori i protestës së 17 shkurtit, Ismail Tasholli ka përshëndetur votimin e Rezolutës në Kuvendin e Kosovës kundër Gjykatës Speciale, duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm që, sipas tij, lidhet edhe me zhvillimet e njëjta paraprake në Tiranë. 

Ai tha se si shoqëri, duhet të gjejmë disa pika referenca të përbashkëta. UÇK-ja është një pikë e tillë, e cila duhet të na bashkojë e jo të na ndajë.

Në emisionin ‘Blic Interview me Astrit Gashin’, Tasholli shtoi se secili e ka kontributin e tij në shoqëri dhe vendimet e tilla të përbashkëta shërbejnë si motiv për të arritur qëllimet, larg kacafytjeve të kota mes vete.

Votimi i Rezolutës në Kuvendin e Kosovës ishte shumë i mirë, erdhi edhe si pasojë e votimit që ndodhi në Tiranë. Si shoqëri, duhet të gjejmë disa pika referenca të përbashkëta. UÇK-ja është një pikë e cila duhet të na bashkojë e jo të na ndajë. Secili e ka kontributin e tij, të gjithë ne jemi aksionarë të kësaj lirie. Jemi të lodhur me kacafytje të kota mes vete dhe kemi nevojë të gjejmë disa pika të tilla përbashkuese”, tha fillimisht ai.

Duke folur për Gjykatën Speciale, ai ka ngritur shqetësime për mungesë transparence dhe mënyrën e trajtimit të provave.

Tasholli tha se forca kryesore e argumentit të kësaj Gjykate është bërë shtypi ditor, kurse poashtu shprehu shqetësimin e citimit të ditarëve të ushtarëve, e të cilët nuk kanë emra e data.

Transparenca tek Gjykata Speciale mungon. Ka raste kur ata interpretojnë ditarë ushtarësh pa emra dhe pa data. Nuk mundesh me citu ditar ushtari, për të cilin nuk e dim se si janë bo. Ne kemi dyshime të mëdha që kur Gjykata ka bashkëpunuar me Serbinë, mos ju kanë ardhur prej tyre, ndoshta edhe të rishkruar. Mënyra e citimi të shtypit ditor nga Prokuroria atje është poashtu shqetësuese, e cila është bërë premisa kryesore akuzuese e saj”, përfundoi  Tasholli.

/GazetaBlic/

02/13/2026 21:42

Tasholli: 17 Shkurti bartë peshë historike – Do të jetë përgjigjja më e dinjitetshme ndaj asaj gjykate