Përfaqësuesi i nismës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, ishte i ftuari i radhës në emisionin Blic Interview me Astrit Gashin, raporton GazetaBlic.
Tasholli thotë se 17 Shkurti, si datë simbolike e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, do të shërbejë këtë vit si një mesazh i fuqishëm qytetar në mbrojtje të drejtësisë.
Sipas tij, kjo datë nuk ka karakter politik, por përfaqëson një marsh simbolik për drejtësi, në një kohë kur pritet edhe verdikti përfundimtar.
“Ideja ishte që të japim një mesazh dhe 17 shkurti është data simbolike edhe e mesazhit të shtet formimit por edhe në raport me ata që janë atje të cilët kanë qenë akterët kryesorë në përmbylljen e atij rrugëtimi që kulmon me shtetndërtmin. është edhe pjesa tjeter e përafrimit të mocionit në raport me verdiktin sepse pritet edhe fjala e fundit e asaj gjykate, pra është cështje muajsh dhe krejt këta janë faktorë që e kanë bërë 17 shkrutin si datën edhe simbolike të një marshi ku kërkohet drejtësi e jo politikë. Mesazhi simbolik për rëndësinë dhe peshën e asaj date, politik nuk e kisha quaj të tillë pa e vendosë në thonjëza sepse kërkesa është për drejtësi e jo për politikë por ka edhe efekte simbolike gjithësesi”, tha ai.
Ai u shpreh kritik ndaj mënyrës së funksionimit të kësaj gjykate gjatë pesë viteve të fundit, duke përmendur, sipas tij, “anomali të njëpasnjëshme”, interpretime me prapavijë politike dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Tasholli pretendon se në disa raste është shkelur edhe Kushtetuta e Kosovës.
“Duke e pa qe 5 vite anamoalitë e një pasnjëshme të asaj gjykate, duke i pa edhe apetitet e tyre për interpretime politike në raport me atë se cka po thonë, duke i pa edhe problemet tjera të shkeljes së të drejtave njerëzore. Ajo Gjykatë ka shkelë kushtetutën e Kosovës. Nëse e keni parasysh nene shumë të rëndësishme brenda legjislaturës sonë jurdike thonë se për të akuzuarin duhet të gjendet konteksti edhe ligji më lehtësues e për Calin është gjetë ai që është më i rëndë më rëndues dhe kjo është një shkelje shumë e rëndë”, vlerësoi ai.
Tutje ai shtoi se qytetaria duhet të luajë rolin e saj në një demokraci liberale, duke i evidentuar padrejtësitë.
“Qytetaria e Kosovës duhet ti ndihmojë asaj gjykate që të kthehet në terenet e demokracisë liberale. Qytetaria e ka për qëllim që të gjejë nëse ka padrejtësi dhe ti ekspozojë ato, sepse konsideroj që brenda demokracisë qytetaria është shtylla kurrizore e saj”, tha ai.
Tasholli tha se momenti kur ish kreret e UÇK-sw u përballën me aktakuzat nuk ishte i rastësishëm. Sipas tij, ata u morën pikërisht në kohën kur imazhi i tyre kishte filluar të zbehej, duke lënë të kuptohet se ishte bërë një kalkulim se reagimi qytetar do të ishte i vakët ose i munguar.
“Nëse rikthehmi në kohën kur i kanë marrë në pozicionin e më të fuqishmeve politik por i kanë marrë kur ka fillu ylli i tyre me u zbehë me u ligështu imazhi i tyre, që do të thotë kanë kalkulu që nuk do të ketë reagim qytetarë. Mendoj që 17 shkurti do të jetë përgjigja më e dinjitetshme për atë gjykatë që thërritet në emrin tonë”, përfundoi ai.
