Sokol Haliti si një nga themeluesit e LDK-së, na flet për njohjen me ish-presidentin historik Rugova.
Me modestinë që e karakterizon, Haliti, tha se në Institutin Albanologjik është një arkivë e tërë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të qëndrimeve me Presidentin Rugova.
Ai ndan me ne një detaj të rëndësishëm, tregon porosinë që Rugova, i’u la pasi u nis për vizitë historike në SHBA.
“Nëse shihni në Institutin Albanologjik, ju keni atje një arkivë të tërë të aktiviteteve të viteve 89-90, edhe të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të qëndrimeve me Presidentin, edhe për ate demostratën e madhe që ne u burgosëm atë ditë kur ishte delegacioni amerikan me 31 maj 1989. Ishte bashkërënditje e qëndrimeve të Lëvizjes Studentore, e jona si organizator në atë kohëm, e disa studentëve me presidentin. Por mund të shihni atje edhe dokumente, foto, arkiva të viteve të 90. Sidomos mbaj mend para Institutit Albanologjik me presidentin Rugova dhe profesor Anton Çetën, për shkak se Instituti ishte i vetmi tempull atëherë ku u zhvillonin aktivitete, i paprekur nga masat e dhunshme dhe aty zhvillonim aktivitete të shumta”
“Ne kishim nevojë për hapsira në atë kohë pasi të gjitha institucionet tjera në atë kohë u mbyllën. Instituti funksiononte dhe atje e shihni fotografinë që e mbaj mend sepse është tepër epike, pasi Presidenti Rugova atë ditë nisej për Uashington me letrën e Zimerman, dhe ai takim ka qenë me të vërtetë historik, për shkak se ai ndau edhe detyra në stilin e tij të jashtëzakonshëm edhe njerzor edhe diplomatik. Caktoi delegacion për me vizitu Shqipërinë zyrtarisht për herë të parë si President i vendit dhe si kryetar i LDK-së dhe në anën tjetër shkonte për takim historik në SHBA. Atë ditë u nis për Shkup edhe për SHBA, ndërsa nga ana tjetër profesor Antonin dhe ne Unionin e Pavarur te Studentëve na luti që t’a unifikojmë popullin, dmth pajtimi i gjaqeve atëherë që ishte revolucion për kohën’ tha Haliti për dokumentarin “Expose” raporton “Gazeta Blic”.