“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 pjesën e katërt të dokumentarit për largimin e të rinjëve nga Kosova, të titulluar “Zbrazja e Kosovës”.
Migrimi si fenoment negative mbetet me i theksuar tek punëtorët e sektorit privat.
Por cilat janë faktorët kryesor që detyrojnë ata të largohen nga vendi, sipas një përfaqësuesi të bizneseve?
“Kosova për fat të keq do të mbetet pa fuqi aktive të punës, pa taksa pagues por edhe pa votues, sepse të rinjtë janë ata që kanë krizen më të thellë, kur kihet parasyshë se cdo vit 25 mijë deri 30 mijë hyn në vend të punës dhe nuk e gjejnë vetën, ose duhet tëp resin 5-6 vit për një vend pune, ndërsa kërkesat për jetë janë të përditshme, por Kosova do të zbrazet nga fuqia e Kosovës dhe ky trend është në rritje”, tha për Expose Agim Shahini, Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve.
Marrë për bazë situatën e krijuar me valën e re të migrimit nga vendi, Shahini, pret përfshirjen e qeverisë për ta ndalur hovin e largimit të qytetarëve, derisa flet edhe për një klime të papërshtatshme për investitorët e huaj, ku vetëm në vitin e kaluar sipas tij, Kosova ka humbug mbi 400 milionë euro investime nga korporatat e fuqishme botrore.
“Prap qeveri e ka punën krzesore për të ndalur terendin e ikjes së fuqisë punëtore dhe për këtë qeveria duhet të bëjë një strategji afat-shkurte dhe a fat-mesme duke involvuar shtresat e ndryshme dhe duke qenë bartës i zhvillimit dhe I subvencionimit dhe mbështetjes së drejtpërsdrejtit dhe duke krijuar politika zhvillimore dhe duke ulur më shumë taksat, dhe jo duke maltretuar investitorët duke ju dhënë hapësirë që ata të ikun në Maqedoni dhe në vendet tjera, në vitin e kaluar na kanë ikur 3 invesitotor me mbi 400 milionë euro ne në Kosovë nuk kemi asnjë korporatë të fuqishme, dhe derisa nuk kemi brende të fuqishme, kompanitë tjera i maltretojnë punëtorët dhe rrezikojmë që të rinjtë do të humbin shpresën se do të ketë një jetë më të mirë një ditë për ta në Kosovë dhe nëse do të ndodh liberalizimi i vizave brenda 5-6 mujë ditëve do të mbesim pa punëtorë, por do të rrezikohen edhe shërbimet edhe tregtia pa fuqi punëtore”, tha ai.
Emisionin e plotë mund ta ndiqni më poshtë: