Kandidati i PDK-së për deputet, Selver Xhelili (numri 83), ka deklaruar se ka njohje dhe komunikim me njerëz të afërt me familjen e presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se këto lidhje i sheh si mundësi për të ndihmuar Kosovën në raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai për Expose, prodhim i GazetaBlic ka thënë se e njeh djalin e Donald Trumpit në bazë të shoqërisë që ka krijuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe se është pjesë e një grupi humanitar. Sipas tij, përmes këtij angazhimi ka pasur komunikime të shpeshta me persona që janë të afërt me ish-presidentin amerikan.
“Kemi komunikuar për biznes dhe çdo herë kam kërkuar që t’i adresoj porositë e vendit tim në mënyrë që të ketë kontribut të madh nga Qeveria Trump për Republikën e Kosovës,” ka deklaruar Xhelili.
Ai ka shprehur bindjen se në këto zgjedhje do të fitojë besimin e qytetarëve për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës, duke theksuar se roli i tij si deputet do të ishte i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve me SHBA-në dhe komunitetin e biznesit.
“Unë mendoj që qytetarët e Kosovës kësaj radhe do të ma japin mundësinë që të jem pjesë e parlamentit të Kosovës, sepse nëse do të jem deputet do të jap një kontribut shumë të madh në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me bizneset,” është shprehur ai.
Xhelili ka dhënë edhe një premtim të drejtpërdrejtë, duke thënë se në rast se zgjidhet deputet, do të sjellë investime të huaja në vend.
“Unë ju garantoj se, nëse do të jem deputet, do të sjell shumë investitorë të jashtëm në Republikën e Kosovës,” ka përfunduar Xhelili.
Deklarata e plotë:


