• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Rizanaj nga Hibrid tregon si të dallohen rastet e mashtrimit me fonde publike!

12/25/2022 21:51
nga:Gazeta Blic

Expose prodhim medial i GazetaBlic ka transmetuar sonte një hulumtim mbi një aferë të mashtrimit me fonde publike, në emër të bamirësisë.

Bëhet fjalë për rastin e “Ardit Gashit”, të riut nga Mramori i Prishtinës që iu keqpërdor dokumenti identifikues për të ndërtuar skemen e mashtrimit, për të përfituar mjete financiare, kinse për trajtim jashtë vendit.

E për rrezikun e përdorimit të internetit në vend, për Expose kanë folur nga platform mediale hibrid.info, të cilët merren me kontrollimin dhe verifikimin e fakteve.

“Po mediat sociale ju kanë dhënë mundësi të gjithëve për të publikuar raste të ndryshme, në rastet e tilla kur kemi ndjeshmëri, sëmundje të tilla e ka anën positive kur një familjar poston në mënyrë të sinqertë dhe kjo krijon një sensibilizim, por është edhe ana tjetër që për shkak të ndjeshmërisë së temës me përfitu prej këtyre rasteve përmes mashtrimit, siç po ndodhin këto raste. Është mirë audience me pas parasyshë, kush është publikuesi, kur është krijuar ajo faqe, sa ka publikime, me verifiku burimin nga po vjen informacioni, në mënyrë se me vendos a ja vlen me kontribu apo jo për rastin, sepse keqpërdoren për përfitime”, tha Festim Rizanaj, nga Hibrid.Info.

Nga kjo organizatë mediale, japin edhe rekomandimet e tyre se çfarë duhet të kenë parasyshë qytetarët kur shohin apele të ndryshme për grumbullimin e fondeve financiare.

“Sigurisht që në rastet e tilla media mund të solidarizohet me rastet , por paraprakisht gazetari duhet të verifikojë atë rast, por nëse nuk arrihet të verifikohet atëherë media po bëhet pjesë e këtij mashtrimi. Lexuesit në ditët e sotit, kur kemi shumë publikues, në rrjetet sociale ta marrë me rezervë dhe me dyshim me arrit në një konkludim të tillë se a ja vlen apo jo. Zakonisht këto raste kur janë reale, thirrjen bëhen në profile ekzistues dhe ai perhapet edhe nga familjarët dhe njerëzit që e njohin, kjo e krijon një kredibilitet se rasti është real, por në rastet se shihet se profili është i ri, nuk ka shoqëri, nuk ka rreth familjar, kjo le për të dëshiruar”, u shpreh ai.

Më poshtë dokumentari i plotë: