“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” ka transmetuar pjesën e dytë të dokumentarit për largimin e të rinjëve nga Kosova, të titulluar “Zbrazja e Kosovës”.
Zbrazja e vendit ka filluar të ndihet edhe në shkollat ku vijojnë mësimet nxënësit.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit vetëm në 5 vitet e fundit mbi 3600 nxënës janë larguar nga shkollat për arsyje të migrimit jashtë vendit.
Bazuar në të dhënat e një raporti të siguruar nga Expose, Komuna e Malishevës është vendi me numrin më të madh të nxënësve që janë larguar nga shkollat, duke u pasuar nga Gjakova, Gjilani, Rahoveci dhe komunat tjera ku qindra nxënës janë përshëndetuar për herë të fundit me shokët dhe shoqet e klasës, për të vazhduar jetën në shtete tjera bashkë me familjarët e tyre.
Sipas zëvendësministrit të arsimit, Dukagjin Pupovci trendi i largimit të nxënësve nga shkollat mund të rritet edhe më tepër, pas zbutjes së masave kufizuese ndaj pandemisë Covid-19.
“Nëse i shohim këto të dhëna shifra më e lartë ka qenë në vitin shkollor 2018, 2019 ku janë larguar 937 nxënes, pastaj ky trenda ka ra në kohën e pandemisë, mirëpo nuk ka ndonjë garanci se me qetësimin e situatës me pandeminë nuk mund të kthehemi në ato shifrat e më hershme”, tha Pupovi.
Ai e konsideron mjaft sfiduese për shtetin, largimin e të rinjëve nga vendi, për të cilët thotë se është gati e pamundur që Kosova mund t’i ndalë.
“Kosova me diçka që ka mundur të mburret është popullësia e re, pra ne kemi pasur popullësinë me të re në evropë, mirëpo në vitet e fundit kemi pasur rënie të natalitetit dhe shpërngulje jashtë vendit, në këtë formë Kosova po i bashkangjitete trendet e globalizmit, nëse i shohim vendet që kanë hyrë vonë në BE të gjitha e kanë pasur një eksperiencë më të mirë, për një jetë më të mirë, kjo tani po na ndodh edhe në Kosovë, aq më tëpër ka kërkesë të madhe për fuqi punëtore dhe në një mënyrë njerëzit edhe joshen që të shkojnë atje për vende punë, është shumë sifiduese që ky trend të ndalet sepse Kosova nuk e ka standartin që mund të ua ofrojnë vendet e BE-së”, u shpreh zëvendësministri Pupovci.
Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: