I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.
Gjini i cili është edhe nënkryetar i AAK-së foli në lidhje me shkëputjen e dialogut strategjik nga SHBA-të me Kosovën.
Ai tha se kanë ndodh një zinxhir i veprimeve të qeverisë Kurti, që kanë sjell deri te një vendim i tillë.
“Te gjithe e dime qe ne sisteme te medha nuk mundet me pas shkarje siç disa nga Vetevendosje po mundohen me e paraqit, jo keta dojne ata sdojnë, eshte naivitet i skajshem ose papërgjegjesi e skajshme që me i mashtru njerezit, pavresisht cila mundet me qene ekoja e atyre fjaleve. Tash mundem me ju thane qe jane disa aspekte qe ne si Kosove duhet me i pa. E para është qe nje vend si SHBA-te, miku yne me i madh, krijuesi i Pavaresise se Kosoves ka vendos me na denu edhe duhet me e dit qe ketu perfaqesues e diplomat Amerikan, e kane dashtë dhe e dojne Kosoven dhe me mberri deri te një vendim i tillë, duhet me ndodhe shumçka, nuk është kjo sikur pyetke dikush prape me qellim mashtrimi, thojke çka kemi bere qe na denuan, kanë ndodh zinxhir i veprimeve të qeverisë Kurti, që kanë sjell deri te një vendim i tille”
Gjini tha se edhe Qeveria e re që vjen do të testohet pas ‘shijes së keqe’ që ka lënë Qeveria Kurti tek partnerët ndërkombëtarë.
“Nëse politika e Kosoves ka me vazhdu me u sjelle kesi soji edhe me mendu që vendet e medha jane naive, nuk na kuptojnë, me u sjelle keshtu edhe me tentu me i mashtru, besoni qe Kosova ka me mbete keq, pavaresisht që ka shume prej tyre që shume e dojne Kosoven, e konsiderojne si storie te suksesit edhe të veten, siç e pame James Rubinin, ai e konsideron te tille sepse ka kontribu per me mberri na deri ketu. Keta njerez kane me u zhgenjy me ne, jo vetem me Kurtin, me Kurtin jane te zhgenjyer, shpresoj qe nuk kemi me mberri me nje situate ku ata kane me qene te zhgenjyer me Kosoven dhe me e pa ndryshe projektin e vet. Eshtë ne doren e secilit prej nesh, është ne doren e politikaneve, opinionisteve, gazetareve, të qytetareve me e kuptu që kjo rrugë eshte forte e gabueshme, nuk jemi tu fol per gabime minore, a e ndertoi nje ure, a e boni nje ure 1 milion a 3 milion, keto çka jemi tu diskutu jane teper te renda edhe kane pasoja shume afatgjate. Qe po ju tregoj qysh afatgjate, supozo qe nje qeveri tjeter ka me ardhe ne Kosove shembull ne pranvere te vitit tjeter dhe e di qe ka me ardhe, sepse nuk besoj qe ka qeveri pa zgjedhje, edhe nje qeveri e ardhshme ka me u testu edhe me kqyr çka po bene sepse shijen qe e ka lone qeveria Kurti te partneret tane, me armatat e facebookut, me fyerje, ajo shije duhet me u testu se a jane keta pernime njejte a na del ne te ardhmen nje qeveri e ketille, keto kane ndodh, jane shkollore keto tema, nuk gezohet krejt bota per nje minute, na ka pru ne situate me u testu secili prej nesh” deklaroi Gjini.
Nënkryetari i AAK-së, Gjini, tha se Kosova nuk mundet me shtri sovranitet në Veri pa Amerikën dhe Nato-n.
“Amerika është garanti i sovranitetit tonë ne Veri, nuk mundemi na me shtri nese nuk e kemi qat garance te NATO e prapa saj eshte Amerika. Prap është absurditet edhe tendence brutale e mashtrimit, kurrfare sovraniteti nuk mundemi me e shtri, ështe ka me vjen keq qe po e them, por duhet me e thene, kurrfare sovraniteti nuk mundemi me shtri pa NATO e Amerike, ende jemi ne fillim te krijimit te shteti. Na e dijme me kende kemi pune ne veri, keshtu qe ekziston vetem nje garantues sovraniteti, e ajo eshte partneriteti me Ameriken, nuk ka kurrfare garance tjeter. Tash pse eshte paradoks kur e thone nje gje te tille, po i bojne dy punë shume te keqija, e qe ‘qojne uje ne mulli te Serbise’. Fillimisht po i thonë popullit të Kosoves indirekt, që Amerika, NATO dhe Evropa nuk po na lenë ta shtrijme sovranitetin ne veri, qe mas pari eshte totalisht e pavertete, edhe është shumë dashakeqe, dhe e dyta eshte qe po i qet ne pozite shume te keqe ata qe po dojne me i ndihmu, po shkaktohet situata te cilat edhe me dashte me me te ndihmu nuk po munden, e kete e ka thane Ambasada Amerikane. Nuk jeni tu na lene me ju mbeshtetë, se na nuk jemi tu fol per shtrirje sovraniteti, sikur ne vitet e 90-ta, por kane thane bre edhe ata, UCK ështe terroriste, i perzune bandat, ska me banda, e kemi shtri sovranitetin në krejte territorin, e kemi shtri sundimin e ligjit, krejte i kane thane po nuk behet kunder dikujt, sa skane mujte ata me bo kunder nesh” deklaroi Gjini.
Ai tutje tha se për me i bindë shtetet mos-njohëse që ta njohin Kosovën duhet një partneritet i jashtëzakonshëm me Amerikën dhe BE-në.
” Nuk e ka bombardu NATO Serbine për me ndertu precedente kontra, qe dmth per me u integru veriu, na as nuk i perdorim as Kurti nuk i ka perdore me qëllim çka kane bo ata, amo nuk guxon as me e lene shijen që po done me shtri sovranitetin me polic shqiptar ne veri, me kryetar shqiptar te komunave ne veri, ata ndërrohen amo lejne shije te keqe. E vetmja rruge eshte ne partneritet me Ameriken, NATO-ne, dhe BE-ne, edhe ato me marrë kohe sa te jete e nevojshme për me i integru serbet ne institiucionet e kosoves ne veri, ne jeten e Kosoves. Absolutisht qe eshte zor, nuk eshte hiq lehte, nuk jane ata qe menzi presin me bo na diçka, por ky eshte nje kurthe i natyres tjeter, Kosova duhet me kuptu. Serbia nuk i lejon serbet e Kosoves me u integru ne jeten tone, edhe serbet e Kosoves nuk po integrohen siç po besojme na qe integrohen, si boshnjaket, turqt ose tjere, per shkak se i kemi 5 vende mosnjohese ne BE te cilat e kane lidh njohjen e Kosoves me marredheniet me Serbine. Tash ky eshte kurthi per te cilin na kemi bisedu edhe me miqt tane ne vende te ndryshme”
“Ata po i thone Serbise, nese Kosova i rregullon marredheniet me ju na e njohim Kosoven, pse me i rregullu Serbia, nuk ka arsye, dmth na duhet me dale prej ketij kurthi, qysh dalim? Dalim ne partneritet per shkak se nuk mundemi me e detyru Spanjen me na njofte, as Rumanine, as Sllovakine, as Greqine, as Qipron, nuk kemi kurrfare fuqie, qe do te thote duhet me i binde, e qysh perpos se me nje partneritet te jashtezakonshem me Ameriken dhe BE-ne, me sjellje evropiane, me ndertim te kultures, qe me i pru ato vende pothuajse ne situate te palakmueshme nese se njohin Kosoven, nuk mundet me majte Kosova ligjerata per demokraci, rishtazi jemi na me mbajte ligjerata vendeve tjera, vendet e perendimit po flas” deklaroi Gjini në Blic Interview raporton ‘Gazeta Blic”.


