Arjeta Musliu ka ndarë një pasqyrë tronditëse të përvojës së saj me përdoruesit e drogës, duke zbuluar se ka hasur individë të varur nga droga që nga mosha 12-vjeçare deri në 50-vjeçare.
Ajo tregon se për shumë të rinj, përdorimi i marihuanës është shndërruar në një “biletë hyrëse” për t’u pranuar në shoqëri, një standard që detyronte të rinjtë të konsumonin për të përfituar nga kurreshtja dhe “kapaciteti” i kërkuar nga të tjerët.
Musliu tregon se kjo kulturë e rrezikshme ka filluar herët. Ajo përmendi një rast shqetësues kur një fëmijë 11-vjeçar u dërgua për ndihmë pas një mbidoze nga marihuana.
“Unë kam takuar përdorues të drogës që nga mosha 12 vjeç deri në 50 vjeç. Kjo ka kaluar në një modë, që sipas tyre, nuk je pjesë e shoqërisë nëse nuk je duke konsumuar marihuanë, nuk je i pranueshëm, madje edhe kurreshtja që ‘kinse’ rrit kapacitetin e kurreshtjes”, tha Musliu.
Ajo gjithashtu thekson se përdorimi i drogës ka filluar që në moshat e reja.
“Ne kemi pasur fëmijë të moshës 11-vjeçare që janë referuar për ndihmë, ai individ për të cilin kemi kërkuar ndihmë edhe nga institucionet, kishte kaluar në mbidozë nga marihuana. Pas kësaj, historia ka vazhduar me disa të moshës 13-14 vjeç, duke i detyruar ata të blejnë pako cigare, dhe aty fillon edhe ajo e keqja, e tmerrshmja”, ka shtuar ajo.
Musliu thekson rëndësinë e ndërhyrjes dhe edukatës së shpejtë për të parandaluar rritjen e këtij fenomeni.
Intervista e plotë: