Ermal Sadiku, deputet i zgjedhur në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ishte i ftuari i radhës në emisionin Blic Intervieë me Astrit Gashin, raporton GazetaBlic.
Sadiku tha se edhe pse ka qenë i pranishëm në media për rreth katër deri pesë vjet, nuk ka qenë një figurë e zëshme apo spektakolare, por konstant në mendime dhe qëndrime.
Sipas tij, kjo ka qenë një vlerë për elektoratin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili kërkon përfaqësues të qetë, jo të anshëm dhe jo ofendues.
“Ka qenë kombinim i plotë gjërave, ndoshta ka qenë prezenca ime mediale gjatë 4-5 viteve edhe pse në prezence mediale nuk kam qenë shumë i zëshëm, pak njerëzve iu kujtohem me ndonjë moment sepse nuk kam pas dicka kështu spektakolare gjatë paraqitjeve, kam qenë më i njëtrajtshëm më konstat në mendime. Por ndoshta për votuesit e LDK kjo ka qenë vlerë që nuk kam qenë i anshëm, nuk kam bërtit, nuk kam ofendu dhe votuesi i LDK pak a shumë e kërkon këtë përfaqësues se ashtu ndihet edhe vet, dhe mendoj që kjo më ka ndihmu shumë, më ka ndihmu shoqëria, familja dhe gjithë njerëzit përreth. Ndoshta ka qenë momenti se në syrin e votuesit të LDK është kërku një figurë e re për shkak të kohëzgjatjes së partisë, edhe ndoshta komplet aspekti i tekonoligjsë sepse tash teknologjia është industria më e fuqishme në botë, shumë të rinjë që janë rrit në 20 vitet e fundit në këtë industri, e kanë pa një shpresë të unë që shpresoj që nuk i zhgënjej. Nuk është se kam bë dicka spektakolare në këtë fushatë se nuk e kam pas as kohën”, tha ai.
Ndër të tjera, Sadiku pranoi se fushata e tij nuk ka qenë spektakolare dhe se ka munguar koha dhe mundësitë, ndërsa vullneti i njerëzve ka qenë i zbehur për shkak të lodhjes nga proceset e shpeshta zgjedhore.
Ai u shpreh se si kandidat i ri ka hyrë me më shumë energji, në krahasim me kundërkandidatët që kanë kaluar disa cikle zgjedhore dhe kanë qenë të lodhur emocionalisht, fizikisht dhe financiarisht.
S’kemi pas as mundësi as kohë, ka pas ra vullneti pak i njerëzve sepse kanë kalu nëpër shumë. Ishte hera e parë që kam hyrë në një fushatë ndoshta kam qenë pak më energjikë sepse shumica e njerëzve që kanë qenë kundërkandidt të mi të partisë ose të partive kundërshtare i kanë kalu tri palë zgjedhje, qoftë direkt qoftë indirekt dhe kur vijnë zgjedhjet e 4 për disa prej tyre kanë qenë pak të lodhur, kanë qenë të lodhur emocionalisht, fizikisht, financiarisht dhe unë kam ardh si fytyrë e re për herë të parë. Unë thosha menxi po pres me ardh zgjedhjet e prillit sepse filloj me më pëlqy, dhe unë vec kur u thosha jam duke u përgatitë për zgjedhjet e prillit ose të marsit e vrejsha një farë shikimi, edhe kjo ka qenë.
Duke krahasuar elektoratet e partive, Sadiku tha se secila parti ka profil të ndryshëm votuesish.
Sipas tij, në Lëvizjen Vetëvendosje shpesh kanë pasur sukses figura më agresive, ndërsa kjo qasje nuk do të funksiononte në partitë tjera si LDK, PDK.
“Ndoshta ka të bëj pak me votuesin dhe përfaqësimin e partisë politike, kur po them spektakolar, psh kemi raste te Lëvizja Vetëvendosje që disa prej njerëzve që kanë qenë medial dhe kanë përdor ofendime ndaj luftës ose kanë përdor fjalë jo të mira kanë pas sukses, sepse mendoj që një votues i LVV e lyp një lloj personi që i përfaqëson që është më agresivë, ofendues, linques, shantazhues e të tjerë, më vjen keq që po e them këtë por kjo është vëerejtë edhe në vota. Njerëz të cilët kanë dal dhe kanë bo këtë duel politik duke u kap me persona që e kanë reprezentu luftën kushdo qofshin ata në LVV kanë pas sukses në vota. Të njejtit nuk e kishin pas këtë sukses në LDK, PDK ose në partitë e tjera. Kështu që unë mendoj që secili person duhet me ditë pak kur del fol nëpër debate politike me dit me fol ashtu sic është vet, me shpreh atë që është vet. Sepse nëse ti gjithë jetën ke qenë i till, linques, ofendues dhe tenton me shku në LDK nuk ki me marrë vota, por nëse ai person shkon në LVV i merr 100 mijë vota”, pwrfundoi Sadiku pwr GazetaBlic.


