• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Nga biznesi në politikë, Xhelili tregon pse e mori këtë hap: I bindur që fiton PDK-ja

01/11/2025 16:23
nga:G C

Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 83, Selver Xhelili ishte i ftuari i radhës për në Blic Interview me Astrit Gashin.

Xhelili, i cili është një biznesmen, tha se arsyeja kryesore që vendosi t’i hyjë politikës është kontributi që ai dëshiron të jap për Kosovën.

“Unë, merrem me turizëm për afër 16 vite në Republikën e Shqipërisë. Këtë vit kam vendosur të jem pjesë e politikës për të dhënë një kontribut timin, sepse Kosova ka nevojë të ketë përfaqësues që i mbron interesat e qytetarëve”, tha Xhelili.

“Motivi im është që të jap kontributin tim si përfaqësues legjitim i qytetarëve të Kosovës, sepse edhe e di që mund të bëjë shumë për vendin tim”, shtoi ai.

Xhelili tha se Partia Demokratike e Kosovës ka bërë shumë për çlirimin dhe zhvillimin e Kosovës, ndër vite, ku e cek edhe si arsye të aderimit të tij në këtë parti.

“Partia Demokratike, është një parti shtet-formuese, e çlirimit dhe e ka zhvilluar Kosovën. Edhe qytetarët e Kosoëvs e dijnë që të gjitha proceset që janë bërë këtu, për të mirën e qytetarëve, kanë ndodhur përmes Partisë Demokratike të Kosovës, është edhe plan programi i tyre që më ka shtyer të jem pjesë e kësaj partie”, tha Xhelili.

Tutje ai shton, se bashkë me Bedri Hamzën si kryeministër do ta bëjnë më të mirën për qytetarët e Kosovës.

“PDK-ja e ka një kandidat potencial për kryeministër, besoj që bashkë me Hamzën si kryeministër dhe kandidatët që do jemi për deputet, do ta bëjmë më të mirën për qytetarët e Kosovës”, tha Xhelili.