• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Mungesa e punëtorëve / Kryetari i Odës Ekonomike: Këto 4 veprime Qeveria duhet t`i bëjë me urgjencë

10/15/2023 21:41
nga:N M

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës vlerëson se aktualisht gjendja ekonomike në vend nuk është aspak e mirë dhe se shifrat dhe statistikat sipas tij janë vetëm poshtë me më poshtë, raporton Gazeta Blic.

Ka përmendur katër veprime që është dashur të marrë Qeveria e Kosovës, para se siç thotë ai të jetë tepër vonë sa i përket ikjes se qytetarëve, por edhe fuqisë punëtore.

“Qeveria duhet në mënyrë urgjent të marrë disa veprime, ku Oda ka ofruar partneritet të plotë për të sjell një pako sa më kualitative në mënyrë që t`i ndihmojnë bizneset”, thotë ai për emisionin dokumentar “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.

E para, sipas tij, është krijimi i sigurisë për investitorët, qoftë të huaj apo të brendshëm.

“P.Sh. vet rritja e shumave të depozitave në banka të qytetarëve, por edhe të subjekteve juridike, nënkupton se qytetarët nuk e kanë një siguri për të investuar, e dyta kompanitë e Kosovës nuk e kanë një siguri për të investuar, në qoftë se qytetarët dhe kompanitë vendase nuk e kanë këtë siguri, atëherë çfarë sigurie kanë investitorët e huaj për të investuar në Kosovë, këtu duhet të punojë shumë qeveria jonë”, thotë ai.

Sipas tij, në qoftë se i merr shembull vendet e rajonit dhe i sheh të dhënat e investimeve, e sheh që ka shumë kompani kosovare dhe shumë qytetarëve që kanë investuar në Shqipëri.

”Mirë që kanë investuar, por qëllimi është që ata në Kosovë ta rrisin biznesin”.

E dyta, sipas tij. është çështja e arsimit.

”Na duhet një reformë urgjente, ku arsimi lidhet më kërkesat e tregut”.

Sipas tij, e treta masë që duhet ta ndërmarrë Qeveria. është çështja e reformës fiskale.

”Është viti i pestë që nuk ka asnjë lëvizje në tatime. Tatimi i vlerës së shtuar në import me urgjencë duhet të lëvizet, t`iu mundësohet kompanive që ta paguajnë si hap i parë pas një periudhe kohore, qoftë 60 ditore apo 90 ditore, mirëpo kjo do t`i krijonte kompanive një likuiditet shumë të madh dhe një mundësi shumë të madhe për ta rritur biznesin dhe shtuar qarkullimin e saj për arsye se bizneset ende në 2023 janë të dënuar për të paguar tatimin e vlerës së shtuar për mallin që e importon në Kosovë ende pa e shitur te konsumatori dhe më këtë veprim biznesi ende e krediton shteti. Ndërsa biznesi detyrohet të marrë kredi dhe t`i nënshtrohet interesave të over drafteve dhe shpenzimeve ekstra të institucioneve financiare, pra hapi parë është kjo. Dhe e dyta është që të shihet se si vlera e tatimit të shtuar të reduktohet te disa produkte që do të ndikonte ne jetën e qytetarëve, produktet e konsumit të përditshëm, ta quajmë të ritet gama e atyre produkteve. E treta që do të ndikonte edhe në zbutjen e inflacionit, tatimi doganore duhet të hiqet edhe për disa produktet që po marrin pjesë në procesin e prodhimit, ose pjesë përcjellëse të makinerive që janë për prodhim, duhet edhe një reformë urgjente te politikat fiskale, pastaj vjen sundimi I ligjit ku kemi nevojë për avancim ku bizneset nuk duhet pritur 3-4 vite për zgjedhjen e një kontesti, por në afat sa më të shkurt që është e mundur siç e parasheh edhe ligji, 30 ditë ose 60 të vijnë deri të zgjidhja e problemit të tyre”. tha Rafuna.

Shifra alarmante / Vetëm në 2024, 150 mijë punëtorë do të ikin në Gjermani

Kryetari i sindikatës së sektorit privat: Vjet një kompani kishte 40 punëtorë, sot asnjë, shumë prej tyre do të mbyllen

11/17/2024 22:46

Ymeri: Dështimet në politikën e jashtme si pasojë e sjelljes politike të Kurtit