Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj është i bindur se deputetë, por edhe struktura të partive që janë në opozitë si PDK, LDK, AAK do të jenë pjesë e protestës.
Për këtë thotë se është më se i bindur, raporton Gazeta Blic.
Molliaj në intervistën e dhënë për “Blic Interview” ka folur edhe për organizmin e protestës së nesërme.
“Unë pres që partitë opozitare, por edhe secili person që nuk pajtohet me çmimin e energjisë elektrike të jetë sa më i zëshëm kundër kësaj qeverie. Sa më i madh numri i protestuesve në ditën e shtunë, aq më të mëdha janë gjasat që ne mos të paguajmë në fund të shkurtit fatura të majme”, thotë Molliqaj, raporton Gazeta Blic.
Ai ka treguar se ka qenë në qytete të ndryshme të Kosovës për mobilizim, por që sipas tij, nuk kanë pasur mjete financiare për organizimin e transportit falas.
“Kështu që unë isha nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, prej Skenderaj e në Gjakovë e në Anamoravë e Prishtina për këtë 10 ditësh të organizimit. Nuk kemi mund të kemi organizim të transportit falas, ka organizime pothuajse nga secili qytet të grupeve e të mbështetësve tanë dhe qytetarëve, ka edhe me autobusë që janë organizuar vetë, por PSD nuk ka mundur për shkak të ngarkesës financiare të organizoj transport falas”, tha ai.
Emisionin e plotë mund ta ndiqni LIVE në “Gazeta Blic”: