Prokuroria Speciale në Hagë ka kërkuar nga 45 vite burg për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në lidhje me këtë çështje ka folur për dokumentarin ‘Expose’, drejtori ekzekutiv i IKD-së, Ehat Miftaraj.
Miftaraj tha se për ata si organizatë që kanë monitoruar procesin nga fillimi nuk kanë pritur diçka tjetër në fjalën përfundimtare të prokurorëve.
Ai potencoi se është një aktakuzë e hartuar shumë dobët dhe e mbrojtur në gjykatë po ashtu dobët dhe sipas tij në këto rrethana sigurisht që duhet të ketë fjalime përfundimtare të prokurorëve bombastike.
“Për ne, Institutin e Kosovës për Drejtësi, organizatë që kemi monitoruar procesin që nga fillimi, po bëhen tashmë 5 vite prej kohës kur ka filluar por edhe kur kemi analizuar veprimet para se të themelohet Gjykata Speciale kur ka qenë task-forca hetimore për dyshimet që kanë dal në public për veprat penale që janë të lidhura me raportin e Dick Marty dhe mënyrën se si është përfaqësuar kjo aktakuzë nga ana e Prokurorëve, nuk kemi pritur diçka tjetër në fjalën përfundimtare të prokurorëve. Kjo sepse kemi pare një aktakuzë të hartuar shumë dobët, pjesa kryesore e aktakuzës që ka të bëjë me atë për të cilën është themeluar Gjykata, për trafikimin e organeve njerëzore, pothuajse prokurorët as që kanë provuar t’a dëshmojnë në gjykatë sepse nuk ka patur as edhe një prove të vetme. Ka qenë një aktakuzë e hartuar dobët, e mbrojtur në gjykatë edhe më dobët, dhe kur kemi një aktakuzë të dobët dhe të mbrojtur dhe përfaqësuar në gjykatë dobët, atëherë sigurisht që duhet të kemi fjalime përfundimtare të prokurorëve bombastike ku edhe kërkesa prej 45 vitesh do të thotë në aspektin jurid, ligjet e aplikueshme në Kosovë nuk është se kishte ndonjë logjikë” deklaroi Miftaraj.
Drejtori i IKD-së, Miftaraj, tha se duke u bazuar në atë se çfarë kanë monitoru, se një aktgjykim lirues për të 4-të do të ishte epilogu më i drejtë.
“E përsëris, është problematike për ne me dhënë një epilog duke marrë për bazë faktin ndoshta më shumë se 50% e procesit gjyqësor ka qenë i mbyllur për publikun dhe ne nuk e dime kush kanë qenë dëshmitarët por duke marrë parasysh këtë pjesën që ka qenë e hapur për publikun, mënyrën se si është hartuar aktakuza, është përfaqësuar aktakuza, kualiteti i dëshmitarëve, besueshmëria e dëshmitarëve që kanë qenë në public, nëse e bëjmë një krahasim me besueshmërinë e dëshmitarëve të mbrojtjes, janë si nata me ditë. Mendoj fuqishëm, duke u bazuar në atë se çfarë kemi monitoru, se një aktgjykim lirues për të 4-të do të ishte epilogu më i drejtë” tha Miftaraj për dokumentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/
Video:

