• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Mbi 200 mijë punëtorë janë larguar nga Kosova shkaku i pagave të vogla, biznesët do ta paguajnë faturën e dështimit”

01/21/2022 22:18
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 një dokumentar për largimin e të rinjëve nga Kosova, të titulluar “Zbrazja e Kosovës”.

Një sindikatë e cila përfaqëson punëtorët e sektorit privat, largimin e fuqisë punëtore nga vendi e arsyeton me pagat e vogla, për çka fajëson pronarët e bizneseve, të cilët sipas tij do të paguajnë faturën e dështimit, raporton GazetaBlic.com

“Realisht është një trend në vazhimësi e ikjes së fuqisë punëtore kryesisht e atyre që janë me profesione të caktuara e më shumti po na rëndon ajo që nuk kemi parë një interesim të qeverisë për ndaljen e këtij trendi, sipas të dhënave që kemi janë mbi 200 mijë punëtorë që nga viti 2017 e kanë lëshuar Kosovën. Ne në moment kur kemi tërhequr vërejtjen para 5-6 viteve kemi thënë se do të kemi mungesë të punëtorëve ndërkaq sot është normale të ketë mungesë të punëtorëve, faturën më së shumti po e paguan kompania sepse nuk ju kanë plotësuar kushtet e punës, pagat e vogla, nuk ka siguri në punë, pastaj pjesa dërmuese nuk kanë shërbime shëndetësore e as pushime vjetore gjë që e bëjnë që rinia e kanë orjentim kryesor daljen nga këtu se me këto kushte nuk mund të kenë një komoditet minimal që të jetojnë jetën si duhet”, ka thënë Jusuf Azemi nga Sindikata e Punëtorve të Sektorit Privat.

Ai ka theksuar se shumë pronarë janë detyruar t’ia vendosin dryrin kompanive të tyre në mungesë të fuqisë punëtore.

Ne kemi kontakte të shpeshta me pronarët e kompanive, dhe informacionet që kemi janë se disa kompani vec kanë filluar të mbyllen si mungesë të fuqisë punëtore, andaj po e përsëris edhe njëherë, këtë faturë kanë me pranu pronarët që nuk kanë vepruar si duhet me punëtorët, ata nuk kanë pasur as kushte minimale për ta bërë një jetesë si duhet dhe cka duhet”, u shpreh Azemi.

Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: