Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Shkëmb Manaj, ishte i ftuari i radhës në Blic Intervieë me Astrit Gashi, ku thotë se përgjatë këtyre 4 viteve LDK ka bërë punë të mëdha në sistemin e drejtësisë.
Ai tregon se të gjitha çështjet që i kanë ngritur në Gjykatën Kushtetuese, i kanë fituar dhe kanë arritur që pushtetit aktual t’ia pamundësojnë kapjen e sistemit të drejtësisë.
Manaj kritikoi ashpër Qeverinë Kurti për goditjet ndaj shërbimit civil dhe administratës publike, duke akuzuar pushtetin aktual për tentativë kapjeje të shtetit përmes presioneve ndaj zyrtarëve publikë dhe ndryshimeve të ligjeve.
“Unë e udhëheqi departamentin e drejtësisë në LDK mendoj që gjatë këtyre 4 viteve kemi bërë punë të mëdha, sepse ngritur shumë raste në Gjykatën Kushtetuese të gjtiha rastet që i kemi ngritur i kemi fituar dhe kemi arritur që pushtetit aktual tia pamundësojmë kapjen e sistemit të drejtësisë, sepse cfarë ka ndodh ky pushtet me emer të reformave në sistemin e drejtësisë ka tentuar ta kap sistemin e drejtësisë. Reforma në sistem të drejtësisë nuk bëhet me ligje kundër kushtetuese, gjithka ligjet që ndërlidhen me sistemin e drejtësisë janë shpallë kundërkushtetuese ngaj Gjykatave Kushtetuese. Kjo qeveri nuk e ka ndëgju askënd as faktorin ndërkombëtarë, as shoqërinë civile, as opozitën, kanë vazhduar që me ligje kundërkushtetuese të tentojnë ta kapin sistemin e drejtësisë. Kjo drejtësi nuk i duhet Kosovës, kjo nuk është drejtësi në fakt”, tha ai.
Ai ndër të tjera thotë se LDK është partia e vetme e cila nuk ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë.
“Unë mendoj që LDK është e vetmja parti që nuk ka ndërhyrë dhe as nuk do të ndërhyjë në sistemin e drejtësisë”, tha ai.