I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin është nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri.
Haziri ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit pas-zgjedhore në këtë parti dhe deklaratat për ndryshim të lidershipit konkretisht kryetarit të partisë.
“As zoti Hoti s’ka kërku largimin e zotit Abdixhiku, lidership i ri nënkupton Kryesi e re, zoti Hoti ka mundur të jetë eksplicit me kërku kryetarin e pestë të LDK-së. Lakimi i emrave në publik… kjo është edhe më e keqe, unë kam qenë kandidat për kryetar të LDK-së dhe lakimi i emrave në këtë fazë nuk bën nder asgjë sepse kryetari i LDK-së është zgjedh në mandatin e parë me 19 nëntor 2023 me konsensus, përveç Kuvendit zgjedhor kemi patur edhe Konventë programore dhe mandej ai reflektimi dhe mbështetja përmes konsensusit ka ‘shpërthy’ në atë Konventën e madhe që LDK-ja ka organizu. Tani krejt çfarë ka të bëjë është…. ky mandat politik, duhet me e punu në unitet politik të brendshëm dhe me mësu, jo me kontribu, por me i mësu të tjerët se si ndërtohet uniteti institucional në Republikën e Kosovës. Sa i përket implementimit të zgjedhjeve, sa i përket debatit të brendshëm brenda partive politike, sepse edhe këtu duhet një lloj mësimi. Dallimet e LDK-së për rrugën se si me u rikthy parti e parë kanë me vazhdu, është vlerë e jona, mos t’i marrim si diçka që po ndodh, po zihet. Nuk ka mundësi askush më, LDK-në, me e prek me e thy, me e kthy prapa apo me e rrëzu sipas qefeve të veta”
I pyetur se a e sheh rrezikun e një fraksioni të ri në LDK… nënkryetari Haziri u përgjigj kështu.
“Asgjë nuk ka këtu pos një debati të brendshëm, as vetë zoti Hoti nuk është duke kontribu për thyerje apo për fraksionim, është duke kontribu për një debat të brendshëm në LDK. Asnjëherë debatet se kanë dëmtu LDK-në, i kanë kontribu arrroganca e disa funksionarëve të LDK-së, po. Nuk duhet me leju në asnjë mënyrë me deklarata arrogante, sjellje arrogante në emër të argumentimeve, të faktimeve, të gjetjeve, dje apo pardje me dal me mbrojt LDK-në më shumë se ata që e kanë mbrojtë, e kanë ndërtu, e kanë zhvillu e as më pak e as më shumë se ata që kanë ardhë dje, kanë ardhë para një viti apo dy vitesh dhe duan të kontribuojnë tek ne, nuk ka moshë në parti, jemi të barabartë” deklaroi Haziri.
Haziri tha se LDK-ja duhet t’i kthehet meritokracisë të cilën e ka shkel në 2017.
Ai tha se ky subjekt politik duhet t’a distancojë kontribut-dhënësin nga konsumuesi pasi sipas tij LDK-në janë duke e gërryer konsumuesit, janë duke e hargjuar.
“Por duhet me ju rikthy LDK-ja meritokracisë të cilën e ka shkelë, jo tani, në 2017 është shkel meritokracia, dhe herën e parë kur është thy meritokracia, LDK-ja s’ka mundur ta riparojë kurrë dëmin e vet. Nëse i kthehet meritokracisë, vlerësimeve, ruajtes së parimeve të saj, duke e distancu kontribut-dhënësin prej konsumuesit, LDK-në janë duke e gërryer konsumuesit, janë duke e hëngër, janë duke e hargjuar konsumuesit që nuk japin kontribut, nuk kanë dije, nuk kanë kapacitete me dhënë, por rrinë anash, në hije. Nuk ka të bëjë me emra të përveçëm në këtë fazë, ka të bëjë vetëm me gjetjet që unë i kam bërë dhe mësimet që kam nxjerr në procese të caktuara politike. Unë i them brenda gjithçka që duhet të thuhet, edhe me emra të përveçëm edhe me procese, jam idhtar gjithmonë me fol për proces, për dukuri brenda procesit” tha Haziri në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.