• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Limaj thotë se janë 1 milionë arsye që kjo Qeveri të shkojë në shtëpi: PDK-ja ia dorëzoi garën Albin Kurtit ende pa filluar

06/01/2024 10:41
nga:G C

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj thotë se janë një milion arsye që Qeveria Kurti duhet ta dorëzojë mandatin sa më shpejt që është e mundur.

Limaj në një intervistë për emisionin “Blic Interview” me Astrit Gashin foli edhe për takimin e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryeministrit, Albin Kurti.

Sipas tij, në atë tavolinë do të duhej të ishte opozita e bashkuar.

“Besoj që Kosova është tashmë është në vitin zgjedhor, në afatin Kushtetues, Presidentja edhe dy muaj duhet t’i thërras partitë politike dhe ta caktojë datën zgjedhore dhe ka një milionë arsye që kjo Qeveri duhet të shkojë në shtëpi për gabimet dhe lëshimet që ka bërë për pozicionin e Kosovës”, tha Limaj.

“Aty u pa ashiqare që është një takim i përgatitur mes dy personave dhe një marrëveshje dypalëshe. Mua më ka ardhë keq që e kam parë atë skenë, aty kamë pasë dëshirë ta shohë opozitën, në një tavolinë të bashkuar, për të gjetë rrugë të koordinimit të aktevitetit përballë kësaj Qeverie”, shton ai.

Madje, Limaj shton se PDK-ja ka rënë në kurthin e Albin Kurtit.

“Partia kryesore opozitare e ka për detyrë, të bashkojë dhe të zgjerojë frontin opozitar. Të gjithë ata që janë të shqetësuar me gjendjen aktuale në vend, të gjithë ata që nuk pajtohen me këtë mënyrë të qeverisjes, partia më e madhe opozitare shkon dhe bashkëbisedon dhe e zgjeron frontin opozitar përballë kësaj Qeverie. Tash e tri vjet nuk kemi pa një rolë të tillë, ajo çka kam parë atë natë është rënia nën kurthin e kryeministrit Kurti”, tha Limaj.

“Në kohën kur Kosova mori goditjen më të madhe me mos-anëtarësimin në KiE, letra e zotimeve, pastaj letra e Gërvallës, që të ndryshohet tema dhe krejt agjenda, kryeministri bëri ftesë për agjendë legjislative, kur shkoj njëra nga partitë opozitare për zgjedhje, çfarë ndodhi? Kur dolën jashtë, agjendën legjislative e përfundoi kryeministri sepse ia votuan krejt marrëveshjet”, shton ai.

Limaj i cili është kundër shpërndarjes së Kuvendit, potencon se PDK-ja ia ka dorëzuar garën kryeministrit Kurti.

“Për mua ishte një lloj puçi institutcional, kush e merr përgjegjësinë për gabimet dhe dështimet e kësaj Qeverie. Shpërndarja e Kuvendit nuk është bërë asnjë herë në këtë mënyrë, është dhënë dorëheqja e kryeministrit, pra, duhet të shkojnë të bashkëbisedojnë me partitë, me presidenten edhe jepet dorëheqja, pastaj shpërndahet Parlamenti. Përgjegjës pse duhet të shpërndahet sepse Kosova ka mbetë pa Qeveri, kështu bëhet. Në atë tavolinë, Albinit iu dorëzua gara ende pa filluar. A s’është kjo mënyrë me i thënë Albinit, po ti je i pari, na po punojmë për të dytin dhe të tretin, kjo është dorëzim i garës”, tha Limaj.

06/22/2024 15:27

Kërquki: PDK do të hynte në koalicion me VV, vetëm nëse do ta fitonte pozitën e kryeministrit