• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Kurtin s`e votuan qytetarët për t`i prishur raportet me SHBA-në”

06/25/2023 21:25
nga:N M

Ilir Ibrahimi, një analist tjetër poliitik thotë për emisionin “Expose” se qëndrimet e Albin Kurtit ndaj SHBA-së nuk duhet të shkojnë më tutje, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, kryeministri duhet të lëshoj pe dhe të mos shkoj në rrugë pa kthim.

Ibrahimi thotë se qyetatrët e Kosovës nuk e votuan Albin Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje që t`i prish raportet me bashkësinë ndërkombëtare.

Ka thënë se presidentja Vjsoa Osmani duhet të përfshihet më shumë në krejt këtë situatë.

“Gjithssesi presidentja duhet ta ketë rolin kryesor në vend, sepse edhe Kushtetuta i jep një rol të tillë, komandante supreme e ushtrisë. Kemi pasur një pasojë të FSK dhe është një institucion që duhet të ngritet mbi interesat partiake ditore dhe të siguroj që vendi është duke shkuar në rrugë të mbarë, pra Osmani duhet të ketë një rol shumë më të madh dhe zëshëm, kemi parë disa deklarata që janë të mirëseardhrua, por kjo nuk mjafton”, thotë ai.

Sipas tij, presidentja duhet të ketë takime edhe me partitë tjera opozitare, sepse nuk po flasim për mënyrën e qeverisjes, po flasim për interesa madhore kombëtare dhe këto interesa nuk i takojnë vetëm qeverisë po gjithë popullit, dhe duhet ta kemi fjalën tonë.

”Rolin e Vjosa Osmankt e shoh si të domosdoshëm, tani se ku do ta çoj ky rol ta shohim … nëse ne vijmë në momentin që kemi sanskione nga SHBA dhe BE dhe kemi përjashtime të tilla dhe këto masa i vihen një shtetit që është projekti i këtyre vendeve, atëherë kjo barrë nuk duhet t`i leojhet vetëm një njeriu apo partie politike, e cila e ka mandatin të qeverisë për katër vjet, sespe po flasim për vendin. Votuesi nuk i ka dhënë votën Albin Kurtit që të na prish me SHBA”, tha ai.

12/23/2024 21:12

Muriqi mund të rikthehet në Turqi?