• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kur bien blloqet dhe s`ka rrymë, kush duhet të paguaj rrymën e importuar? KEK, KEDS apo KESCO? Fadil Ismajli ka një shpjegim interesant

12/17/2021 20:51
nga:M K

Korporata Energjetike Kosovës është kompania që prodhon rrymën që u shprëndahet qytetarëve të Kosovës përmes distribuimit e që këtë e bënë kompania turke KEDS.

Por në rastet kur bien blloqet apo nuk ka prodhim të mjaftueshmë për konsum sidomos gjatë stinës së dimrit, cila nga këto kompani duhet të paguaj energjinë e blerë.

Fadil ismaili e ka një shpjegim për këtë, e që pak kush do ta besonte.

“Pa hy në atë se a është priavatizuar KEK për të mirë apo pë të keq, një e vërtët qëndron që në këso situata as KESCO as KEDS nuk munden t`i mbulojnë ose çmimin e improtot që ekziston. Eksziton një rregull e cila quhet rregulla për lejimin e të hyrave maksimale të një operatori, KOSTT, KESCO KEDS dhe atje eksziton një kufi deri ku furnizuesi duhet ta përcjell ngritjen e çmimeve….. më tutje duhet kontrolluar edhe zona ku mund të gjeneroj edhe humbje dhe ajo (kompania) nuk do të vazhdoj më tutje…. dhe në këso raste në fillim kur është diçka emergjente që cdo Qeveri në botë intervenon… rasti i SHBA….. Buxheti është i yni, parat janë tonat dhe nëse kemi kriza të tilla duhet të shfrytëzohen.

Dhe në këtë rast është KEK ai që duhet të paguaj energjinë që importohet meqë nuk ka kapacitet për prodhimin e saj ose kur ndonjë prej blloqeve del jashtë sistemit për arsye të ndryshme qoftë dalje e blloqeve jashtë funksionit me ose pa paralajmërim”, thotë ai.