Sokol Haliti, i cili vazhdon të jetë kryetar i Vitisë për mandatin e tretë radhazi në një intervistë dhë për dokumentarin “Expose” na flet për punët dhe projektet që janë realizuar në këtë komunë gjatë kohës që udhëhiqet nga ai.
Ai tha se Vitia po shëndërrohet në një qytet çfarë i ka hije, në një qytet zviceran.
Haliti tha se Vitia është një komunë kulturo-historike ku janë edhe shkollat e para shqipe në Stubëll dhe në Pozhoran.
“Komuna e Vitisë është një komunë kulturo-historike me shkollat e para shqipe në Stubëll dhe në Pozhoran, me emrin e “Nënës Terezë” si sinonim, ju e dini që e ka fillu misionin në Kishën e Letnicës, dhe ne e kemi ngrit shtatoren e saj në qendër të Vitisë, me shumë miq e partnerë por e pazhvilluar tërësisht ka qenë. Prandaj emri i saj, tradita kulturo-historike, është dashur të kthehet në investime, me infrastrukturë, me zhvillim e konomik, me zhvillim të hovshëmn dhe shfrytëzim të potencialeve që na i ka fal zoti edhe hidro-ekonomike edhe agronomike. Gjithashtu edhe me një peisazh të jashtëzakonshëm rrafshinor-kodrinor edhe malor, me pika të larta malore. Na kanë munguar investimet por ne i kemi rikthy, qyteti por edhe Vitia po shëndërrohet në një qytet çfarë i ka hije, në një qytet zviceran, me ambient dhe infrastrukturë të mirë, me lumin në mes që vërtet po kthehet edhe në përparësi, për shkak të shëtitoreve, shfrytëzimit të saj të jashtëzakonshëm. E kemi edhe lumin Letnica, i cili e përshkon atë pjesën tjetër, që të dy lumenjt ne vërtet na krijojnë përparësi të jashtëzakonshme, dhe tani ne kemi fillu me shtri infrastrukturën në ‘Grykën e Moravës’ dhe ‘Grykën e Letnicës’. Jemi duke e kthyer edhe eko-turizmin edhe zhvillim rural, edhe përparësitë që i ka ky terren i jashtëzakonshëm”
Ai tha se Vitia po shëndërrohet në një komunë që meriton vërtet t’a ketë vëmendjen, të rikthehet aty ku e ka pas vendin.
Haliti se Vitia tashmë është në mesin e tre komunave në Evropën Juglindore që ka qenë në strategjinë 2030.
“Po shëndërrohemi gradualisht në një komunë që meriton vërtet t’a ketë vëmendjen, të rikthehet aty ku e ka pas vendin për shkak se Vitia tashmë është në mesin e tre komunave në Evropën Juglindore që ka qenë në strategjinë 2030 si rezultat i vendimeve të Nju-Jorkut dhe Bonit si implementues. Kemi implementuar edhe projekte të jashtëzakonshme por kemi përfitu edhe në partneritete me komunat gjermane, me Ministrinë Federale gjermane, përmes projekteve-strategji 2020-2030 dhe MCC amerikane. Ishte edhe vajza e ish-sekretes së shtetit Albright në Viti, na ka ba nder. Tani kemi përfitu projekte të Mileniumit në efiçensë në enrgji, projekte që janë standarte tani dhe Vitia është në mesin ekomunave, partneriteteve. 46 memorandime i kemi partneritete që i kemi lidh. Kemi edhe defiçitete që skemi mund t’i përmbushim por projektet e Bashkimit Evropian që po realizohen në Viti po na bëjnë nder psh tek Kuvendi i Lezhës që jemi në rivitalizim të tërësishëm të Shkollës së Mesme, tempullin e dijes, arsimit të mesëm të orientuar në Viti dhe gjithashtu edhe tek kampusi ‘Shkollat e Mesme’ jemi duke realizuar 11 projekte atje, jemi duke bërë inkupatorin e biznesti që mund t’a shihni që është ndoshta i veçantë, dhe nuk ka të tillë as në nivel por edhe në Ballkan”
Haliti pati kritika për Qeverinë Kurti në raport me komunat.
Ai tha se qeveria aktuale ka bërë ndarja selektive në buxhetit.
“Kam kaluar shumë kryeministra shumë qeveri, por ndarje segregative të buxhetit çfarë e bën kjo qeveri nuk ka pas asnjëherë.Këta thjesht diferencojnë politikisht, partiakisht. Katër euro për kokë banori në ndarjet e reja buxhetore ja kanë lënë Vitisë dhe 107 Shtimes” tha Haliti për dokumentarin “Expose” raporton “Gazeta Blic”.